Vedat Muriqi si rrallë herë është parë romantik në rrjetet sociale. Ylli i Kosovës në futboll e ka uruar gruan e tij për ditëlindje me dy foto të reja.
“Ditë speciale për personin special. Urime ditëlindje gruaja ime e dashur dhe nëna e fëmijëve tonë” shkruan Vedati në urim.
Muriqi pas ditëlindjes së gruas ka një “gajle” tjetër në karrierë. Ai mbetet në udhëkryq për karrierën e tij.
Lazio me siguri se nuk do ta mbajë atë pas një sezoni dëshpërues, ndërsa destinacion i mundshëm është rikthimi në Turqi.