Ka vdekur veprimtari i njohur i komunës së Junikut, Agim Maka.
Ceremonia e varrimit do të mbahet sot në orën 16:00 në varrezat e qytetit në Junik, Gacafer.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Ruzhdi Shehu, i cili nderoi veprimtarinë e tij.
”Me pikëllim të thellë njoftojmë se ka ndërruar jetë bashkëqytetari dhe veprimtari ynë i nderuar,
Agim Maka (07.05.1956 – 28.04.2025).
Në shenjë respekti për jetën dhe veprën e tij, Komuna e Junikut organizon një mbledhje komemorative sot në ora 12:00 në Sallën e Asamblesë Komunale.
Pushoftë në paqe!”, tha ai.