Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Qalaj: Jemi gati për zgjedhje, kryetari i kuvendit përfaqëson deputetët dhe jo vetëm partinë

    29/04/2025 08:18
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Sot do të zhvillohet seanca e tetë me radhë e konsistuimit të Kuvendit të Kosovës. Ky “ngërq” politik vjen pasi që Lëvizja Vetëvendosje, partia fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit nuk po arrin të gjen “zgjidhje” për zgjedhjen e kandidates së deputetes, Albulena Haxhiut si kryeparlamentare. Ajo pesë here tentoi por votat ishin të njëjta, 57 pro, 41 kundër dhe 3 abstenim.

    Rashit Qalaj nga Partia Demokratike e Kosovës[PDK] ka deklaruar se kreu i Kuvendit përfaqëson të gjithë deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës dhe jo vetëm partinë fituese të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

    Ai u shpreh se çasja e PDK-së nuk ka ndryshuar por as ajo e LVV-së për ndryshim kandidati apo ndonjë gjë tjetër.

    “Varet se çfarë hapa marrin Lëvizja Vetëvendosje dhe koalicionet parazgjedhore, Lista Guxo dhe Alternativa, nëse është Haxhiu, rezultati mbetet e njëjtë. Nuk kemi ndonjë ndryshim mendimi apo qendrimi gjatë ditës së nesërme. As nuk I numërojë, e rëndësishme është personi I propozuar. Pajtohem se kreu I Kuvendit nuk përfaqëson vetëm partinë fituese, por deputetët e Kuvendit të Kosovës. Duhet të gjindet një person  që reflekton pozitivitet tek deputetët e Kuvendit të Kosovës.  Nuk kam informacion për ndonjë përpjekje të daljes nga ngërçi I krijuar”, tha Qalaj. 

    Qalaj deklaroi se Haxhiu nuk përfaqëson “unitetin” dhe e kaluara e saj ka qenë shumë “deskrutive”.

    “Ajo prej karrierës politike ka qenë shumë agresive ndaj deputetëve të partive politike të tjera. Kemi memorie që mbajmë ndaj personave politik. Haxhiu nuk ka pasur asnjëherë minimumin e kërkuar njerëzor të komunikimit”, tha Qalaj.

    Qalaj tha se PDK-ja është e gatshme për shkuarjen e zgjedhjeve.

    “Duhet të kemi oferta. Duhet të kem I përpjekje të koalicionit fitues kalimi I kësaj bllokade politike. Përndryshe, çështja e zgjedhjeve nuk mund të vijë pa zgjedhjen e kreut të Kuvendit. Nuk I konvenojnë askujt në vend, fillimisht qytetarëve por as partive politike. Nuk dëshirojmë të shkojmë në zgjedhje, nuk frikësohemi. Jemi të gatshëm të shkojmë”, deklaroi Qalaj.

    Ai deklaroi se është kundër rritjes së energjisë elektrike, e cila do të rritet nga 1 maji.

    “Është dashtë me pas një qeveri e cila menaxhon krejt vendin. Deklsrimet e Kurtit për sovranitetin në very tregohen tani. Vendimet nuk vlejnë për veriun e vendit. Elektroserveri dhe të gjithë duhet të nënshtrohen ligjeve dhe rregullave të këtij vendi. Çmimi I rritur I energjisë është e papranueshme, por është bërë”, deklaroi Qalaj. /Dukagjini

    Artikuj të ngjashëm

    Kompletohet finalja e “Eurovision 2025”

    Përfundon ”ëndrra” për tifozët e Realit – është koha e gjumit, Barcelona KAMPION

    KFOR-i tregon pse i hapi tri rrugë ilegale në veri – Policia e Kosovës paralajmëron mbylljen e tyre 

    Të Fundit

    Kompletohet finalja e “Eurovision 2025”

    Përfundon ”ëndrra” për tifozët e Realit – është koha e gjumit, Barcelona KAMPION

    KFOR-i tregon pse i hapi tri rrugë ilegale në veri – Policia e Kosovës paralajmëron mbylljen e tyre 

    Renee feston ditëlindjen, Nora dhe Roberti ndajnë pamje nga festa!

    Von der Leyen publikon foton me liderët e BP6 në Tiranë: Ndajmë një kontinent dhe një të ardhme të përbashkët

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.