Një i burgosur me inicialet H.M, i cili po vuante dënimin në Dubravë, ka vdekur sonte në Spitalin e Pejës.
Lajmin e ka bërë të ditur Shërbimi Korrektues i Kosovës.
Sipas njoftimit të SHKK-së, ai ishte duke e vuajtur dënimin në Stacionarin e Qendrës Korrektuese në Dubravë dhe ka qenë duke u trajtuar në vazhdimësi nga sëmundjet praprake me të cilat është pranuar.
“Sipas dosjes mjekësore i nëjti ka ardhur me sëmundje të rënda dhe me vështirësi për kujdes për vetveten. Fillimisht është pranuar në Qenden e Paraburgimit ne Prishtinë, në pranim vizitohet nga mjeku kujdestar dhe për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore udhezohet për në QKUK dhe pas kthimit dërgohet ne stacionarin e burgut të Dubravës.”, thuhet në njoftim.
SHKK ka dhënë detaje lidhur me rastin.
“Rreth orës 18:55 ka pësur krizë të vetëdijes dhe pas reanimimit të vazhueshëm nga mjeku kujdestar në Stacionarin e Burgut, është dërguar në Emergjenca e Spitalit të Pejës, ku është konstatur vdekja e tij.”, thuhet tutje në njoftim