Një sulm fizik midis të burgosurve ka ndodhur në Qendrën Korrektuese në Dubravë.
Policia bën të ditur se në hapësirat e burgut pas një mosmarrëveshje verbale i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar (të dytë të burgosur-vuajtje dënimi), transmeton GazetaDemos.
Si pasojë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori./Demos/