Vdes në moshë të re sekretari i përgjithshëm i AAK-së në Deçan
Ka vdekur sekretari i përgjithshëm i AAK-së, dega Deçan, Rifat Stojkaj. Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur komuna e Deçanit.
Miqë e kolegë shprehën ngushëllime për humbjen e tij, teksa e kujtuan të njëjtin si njeri të urtë e të afërt me qytetarët.
“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të kolegut tonë, drejtorit të Bujqësisë, Rifat Stojkaj,
Rifati ishte një njeri i urtë, punëtor, i afërt me qytetarët dhe gjithmonë i gatshëm për të dhënë më të mirën për komunën tonë. Ai la gjurmë të pashlyeshme tek të gjithë ne që patëm fatin ta njohim dhe të bashkëpunojmë me të.
Humbja e tij është e rëndë për familjen, miqtë, bashkëpunëtorët dhe për gjithë komunën tonë. Në këto momente të vështira, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen Stojkaj, miqtë dhe gjithë ata që e deshën dhe e vlerësuan Rifatin. Prehu në paqe, miku ynë. Kujtimi dhe vepra jote do të jetojnë gjithmonë mes nesh”, thuhet në telegram.