Është ndarë nga jeta atdhetari, artisti dhe gazetari i shquar Rashid Krasniqi.
Është bërë e ditur se varrimi i të ndjerit do të bëhet më datë 12 prill 2025, në orën 13:00, ndërsa e pamja do të mbahet nga 13 deri më 16 prill, në Hotel Grand, Prishtinë.
Rashid Krasniqi ishte anëtar i NDSH-së në Kosovë (Lëvizja Nacionale Demokratike Shqiptare) dhe ish-i burgosur politik gjatë periudhës së regjimit të Rankoviqit.
Përveç angazhimit dhe sakrificave të tij për çështjet kombëtare, ai ishte autor dhe kompozitor i këngës “Mallëngjimi” (“O vendi im”).
Me muzikë, Rashid Krasniqi përfaqësoi Kosovën në koncerte dhe gara muzikore prestigjioze të kohës së Jugosllavisë.
Gjithashtu, Rashid Krasniqi ishte një gazetar i dalluar i gazetës “Rilindja” deri në vitin 1981. Ai njihej si enigmatiku i parë shqiptar, krijues i fjalëkryqeve në gjuhën shqipe dhe për kulturën shqiptare