Ambasada e Shqipërisë në Kosovë do të hapë nesër librin e ngushëllimeve në nderim të regjisorit Dhimitër Anagnosti.
Në një njoftim për media, kjo ambasadë thekson se ky libër do të jetë I hapur nga ora 10:00.
“Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës, njofton se në datën 3 shtator 2025 nga ora 10:00 – 12:00 dhe nga ora 14:00 – 16:00, hap në ambientet e saj librin e ngushëllimeve në nderim të personalitetit të shquar të kinematografisë shqiptare, Regjisorit Dhimitër Anagnosti, i cili u nda nga jeta një ditë më pare”, njofton ambasada shqiptare.
Regjisori Dhimitër Anagnosti vdiq të hënën, ndërsa Shqipëria sot është në ditë zie kombëtare.