Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Vazhdon rritja e çmimeve në Kosovë, vetëm kaq inspektorë ka në treg Ministria e Tregtisë

    04/06/2022 16:47
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ministria e Tregtisë ka bërë të ditur se i ka në dispozicion vetëm dy inspektorë të tregut të cilët e kanë për detyrë t’i inspektojnë parregullsitë eventuale të rritjes së çmimeve të produkteve të konsumit

    Çmimet e produkteve të konsumit nuk po pësojnë rënie, përkundrazi shumë prej tyre janë shtrenjtuar duke e rënduar kështu shportën e konsumatorëve.

    Çmimi i vajit fillon nga 2.80 euro, deri në 2.99 euro për litër. Ishte pikërisht rritja e çmimit të vajit, e cila në mars të vitit 2022, kishte shkuar deri në katër euro për litër, e që kishte vënë në funksion Qeverinë e Kosovës me disa aksione, për t’i inspektuar kompanitë të cilat dyshohej se në mënyrë të jashtëligjshme i kishin rritur çmimet.

    Çmimet e vajit

    Prej asaj kohe, nuk ka pasur aksione të përmasave të tilla, edhe pse qytetarët ankohen se çmimet vazhdojnë të rriten.

    Nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, janë arsyetuar se ekzistojnë vetëm dy inspektorë të tregut, për t’i inspektuar operatorët ekonomikë se a ka ndonjë parregullsi në çmime.

    Uliks Spaçi, këshilltar për media në MINT, ka thënë se përkundër se janë vetëm dy inspektorë, po e japin maksimumin e tyre për t’i kryer inspektimet e nevojshme.

    Ai ka bërë të ditur se kanë bërë, gjithsej, 281 inspektime, gjatë tre muajve të parë të vitit 2022.

    Ministria e Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë

    “Sektori i Tregut i cili vepron në kuadër të Inspektoratit të Tregut dhe i cili ka vetëm 2 inspektor të tregut, ka zhvilluar 281 inspektime gjatë periudhës Janar-Maj 2022. Në rastet kur është hasur në parregullsi  janë marrë masa ndëshkuese, prej tyre janë shqiptuar 58 gjoba si dhe për 14 raste është iniciuar procedurë kundërvajtëse në gjykatat kompetente. Të dhënat nuk përfshijnë numrin e inspektimeve të realizuara nga inspektorët e tregut në Komuna”, ka thënë Spaçi për Portali D.

    Anëtari i Këshillit për Mbrojtjen e Konsumatorit, Selatin Kaçaniku, ka thënë se ka vazhdimisht rritje të çmimeve, dhe se sipas tij, këto rritje nuk janë duke u monitoruar aq sa duhet.

    Në mes të tjerash, Kaçaniku është shprehur se edhe pas rritjes së çmimeve të disa produkteve, nuk është rritur cilësia e tyre.

    Selatin Kaçaniku
    Selatin Kaçaniku, Shoqata e Konsumatorit

    “Ngritja e çmimeve nuk ka të ndalur, ajo që është më e keqja se nuk vëzhgohet nuk monitorohet. Këtu po njihet vetëm rritja nominale e çmimeve, ndërsa ne si qytetarë dhe familjet konsumatorë, ne i njohim edhe trajtat e tjera të rritjes së çmimeve, siç është rritja apo abuzimi me peshë, me vëllim me komponentë të ushqimit me afat të skadencës. Kur të gjitha këto i marrim parasysh atëherë ngritja e çmimeve na del shumëfish më e lartë, dhe nëse e marrim parasysh se cilësia është më e ulët se të njëjtat produkte në Evropë dhe se paga në Evropë është dhjetëfish më e lartë se e jona atëherë ndryshimet e çmimeve janë më se alarmante”, ka thënë Kaçaniku.

    Ai e ka akuzuar Ministrinë e Tregtisë, duke thënë se aksionin e marrë në muajin mars në të cilin ishin konfiskuar sasi të vajit, e kanë bërë vetëm për “show medial”, sepse sipas tij, inspektimet më pas nuk kanë vazhduar me intensitetin që do të duhej.

    Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, krahasuar me marsin e vitit 2021 në vitin 2022 çmimet e produkteve të konsumit kanë pësuar rritje 10%

    Artikuj të ngjashëm

    Hajdari: Kërkesa e Policisë për pranim-dorëzim i dokumenteve ka qenë në kundërshtim me ligjin

    Ministria e Tregtisë: Nga sot nuk do t’i përcaktojmë çmimet e derivateve

    Çmimi tavan i derivateve, ministria thotë se ka dhënë rezultate pozitive për qytetarët

    Të Fundit

    Hallakamë te Mati 1, punëtori i “Pastrimit” goditet nga vetura, ka edhe të arrestuar

    Aksioni i Antidrogës në Prishtinë rezulton me dy të arrestuar dhe sekuestrim të marihuanës

    Bënte veprimet të rrezikshme me motor në rrugë, gjobitet i riu nga Istogu

    “Të kesh kujdes për sjelljet tua”, “Rrin në xhepin tim”: Detaje se si i jepte këshilla oficeri serb, Hysri Selimit

    Jo me ekskursione por me tabletë, komuna e Skënderajt shpërblenë me dhurata nxënësit e dalluar në gara (Dokument)

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.