Lajme

Vajza e Lushtakut- Matoshit: E di që ende po e luan rolin tënd të “Sasës”

Blerta, vajza e kryetarit të Sami Lushtakut i reagoi sërish deputetës së VV-së, Albulena Haxhiut, shkruan DEMOS.

Blerta në reagimin e saj Matoshit i tha se ajo po e luan ende rolin e Sasës.

“E di që ende po e luan rolin tënd të “Sasës”, por mos e shit budallallëkun se s’ta blen askush. Çfarë të thotë aktakuza për vjedhje në rezervat shtetërore? I keni futur duart në miell e në vaj; i keni futur duart në magjen e popullit. Turp ju qoftë! Ju shisni veten si socialistë, por jetoni si kapitalistë të pasuruar mbi djersën e të tjerëve. Populli s’është naiv, i sheh të gjitha, edhe kur vjedhni, edhe kur keqinterpretimi është i qëllimshem për të bërë propagand që synon të dëmtoj kundërshtarët tuaj. Bëni shumë zhurmë që të mos dëgjohet e vërteta. Por e vërteta doli, dhe po ua nxjerr në pah të palarat tuaja çdo ditë.”, shkroi Lushtaku.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button