LajmeLufta në Iran

Ushtria izraelite lëshon paralajmërim të ri për Libanin jugor

Përpara bisedimeve për armëpushim midis Izraelit dhe Libanit, tensionet mbeten të larta në terren në jug të Libanit.

Forcat Ajrore Izraelite thonë në një postim në X se “eliminuan” një individ që vepronte në një vend lëshimi raketash të Hezbollahut në Sejoud, në jug të Libanit, të mërkurën, ka rapportuar BBC, transmeton Gazeta Express.

Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), Avichay Adraee, ka lëshuar gjithashtu një paralajmërim në një postim në X për banorët e fshatrave përgjatë kufirit jugor të Libanit, ndërsa ushtria izraelite vazhdon të veprojë brenda zonës për shkak të “aktiviteteve të vazhdueshme terroriste të organizatës Hezbollah”.

Agjencia Kombëtare e Lajmeve shtetërore e Libanit raporton veçmas të enjten për një bombardim në Khiam dhe një shpërthim në Bint Jbeil, të dyja në jug të Libanit.

IDF nuk ka komentuar publikisht mbi pretendimet e bëra nga agjencia dhe BBC nuk ka qenë në gjendje t’i verifikojë ato në mënyrë të pavarur.

Izraeli dhe Libani javën e kaluar njoftuan një armëpushim 10-ditor, i cili hyri në fuqi nga ora 17:00 EST (21:00 GMT; mesnatë sipas orës lokale) më 16 prill. Izraeli dhe Hezbollahu kanë akuzuar njëri-tjetrin për shkelje të marrëveshjes së armëpushimit.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button