Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    UEFA e FIFA në Kosovë për licensimin e FFK-së, diskutojnë për bashkëpunime

    17/04/2023 17:36
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Delegacioni i përbashkët i UEFA-s dhe FIFA-s, i përbërë nga Servet Yardimci, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s dhe kryetar i Komitetit të UEFA-s për Federatat Kombëtare, Luca Nicola, kryesues i Qeverisjes Kombëtare dhe Institucioneve Globale të UEFA-s dhe Sofia Malizia, menaxhere e qeverisjes së federatave anëtare të FIFA-s, po qëndron sot për vizitë të jashtëzakonshme në Kosovë, për t’u njoftuar nga afër me zhvillimet e fundit rreth FFK-së, procesin e licencimit nga MKRS dhe vështirësitë me të cilat po ballafaqohen klubet e futbollit.

    Delegacioni fillimisht u takua me nënkryetarin Bakir Burri dhe sekretarin e përgjithshëm, Taulant Hodaj, derisa më pas zhvilluan një takim të përbashkët edhe me përfaqësuesit e klubeve, për të diskutuar shqetësimet e këtyre të fundit në lidhje me procesin e licencimit dhe vështirësitë që po i hasin gjatë këtij procesi.

    Përfaqësuesit e UEFA-s dhe FIFA-s i dëgjuan me vëmendje të gjitha shqetësimet e ngritura nga përfaqësuesit e klubeve, premtuan se do t’i adresojnë ato në organet kompetente dhe me angazhimin e përbashkët të të gjitha palëve shumë shpejt mund të ketë rezultate pozitive në këtë drejtim. Më pas delegacioni i UEFA-s dhe FIFA-s i vazhdoi takimet me akterët tjerë të sportit në Kosovë, po ashtu, në frymën e bashkëpunimit dhe konstruktivitetit.

    Artikuj të ngjashëm

    E la gurbetin pas 22 vitesh dhe u kthye në Kosovë, qytetari investon mbi 50 mijë euro me motora ATV në Istog

    Qytetari kthehet nga mërgimi dhe hap fermën e lopëve: 4000 mijë euro kam fitim vetëm nga qumështi

    Pamje nga grᶏbítjᶏ në një barnatore në Pejë, hᶏjdutí i merr paratë dhe sulɱoɳ punëtoren

    Të Fundit

    Abdixhiku nis takimin me Osmanin, pamjet i nxjerr Presidenca

    Krasniqi: Kurti dhe VV s’duhet të merren me interpretime, i kanë humbur rastet sa herë i kemi çuar në Kushtetuese

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, arrin në Presidencë – pas pak fillon takimi me presidenten Vjosa Osmani

    Krasniqi pas takimit me Osmanin: Rikonfirmova gatishmërinë e PDK-së për gjetjen e një zgjidhjeje

    Ambasada me proverb gjerman i reagon Serbisë për ndërtimin e urave: “Së pari pastro para derës tënde”

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.