Sport

UEFA do ta bojkotojë Kupën e Botës nëse miratohen planet e FIFA-s

Anëtarët e UEFA-s kanë votuar për të bojkotuar Kupën e Botës nëse FIFA vazhdon me planet për të krijuar një degë prej 20 miliardë dollarësh për ta udhëhequr këtë garë dhe për të shituar aksione tek investitorët privatë.

Vendimi u mor në një mbledhje të jashtëzakonshme të enjten.

UEFA që e qeveris futbollin evropian, e ka bërë të qartë kundërshtimin duke dalë me disa deklarata publike. Vendimi fuqizon deklaratat kundërshtuese.

Bojkoti do të vlejë për të gjitha garat e FIFA-s, përfshirë Botërorët në të dyja gjinitë dhe do të hyjë në fuqi nëse propozimet e presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, do të marrin mbështetjen e shteteve anëtare.

Hera e parë që kjo mund të testohet do të jetë tetori, kur të luhen ndeshjet e plejofit për Botërorin te gratë.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button