Në seancën e së enjtës në Gjykatën e Apelit, mbrojtja e të akuzuarit Edmond Lajqi i cili është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortës së tij Gj.U ne Pejë, avokti Feim Alaj ka kërkuar zbutje të dënimit.
Sipas mbrojtësit, aktgjykimi është i përfshirë në shkleje të ligjit dhe dispozitave të procedurës penale.
Tutje, ai tha që gjykata nuk ka marrë vlerësusra në mënyrë të duhur të gjitha rrethanat lehtësusese.
“Pranimi i fajësisë duhet të vlerësohet në të gjitha rrethanat e procedurës, që nga dorëzimi në polici. Gjykata është dashur që të ketë parasysh, në faza të hershme bashkëpunimin me organet e rendit, dorëzimin vullnetar, marrjen e përgjegjësisë. Pranimi i fajësisë është e paraparë edhe me Kodin Penal si rrethanë lehtësuese për zbutje të dënimit. Gjykata nuk ka pasur parasysh pendesën në shqyrtim dhe gjendjen e tij psqike, e cila dëshmohet edhe sipas raportit të psikiatrisë”, tha Alaj.
Tutje, Alaj tha se dënimi i shqiptuar nuk është në përputhje me praktikën gjyqësore, pasi që në raste akoma më të rënda dënimet kanë qenë më të ulëta.
Po ashtu, ai shtoi që sipas ekspetizës i njejti ka pasur reagime emocionale dhe që veprimet e tij nuk kanë qenë të planifikuara.
“Në ekspertizë është cekur që personat që janë të diagnostikuar me sëmundje të ngjashme kanë reagime emocionale, nuk janë të përmbajtur. Dhe nuk ka asnjë rrethanë apo veprim të planifikuar dhe pas ngjarjes dëshmon se nuk ka pasur qëllim të dëmshëm apo të planifikuar, por si rezultat sipas diagnozës ka qenë gjendja emocionale”, shtoi ai.
Edhe i akuzuari Lajqi e përkrahi ankesën e mbrojtësit të tij, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Kurse, përfaqësusesës së plaës së dëmtuar, avokatës Fehmi Gashi – Bytyqi, tha që i akuzuari në momentin e kryerjes së veprës për të cilën është dënuar ka pasur vetëdije të rritur.
“Pastaj, lidhur me pretendime ankimore lidhur me çështjen se ka pasur përgjegjësi, vetëdije, ka bërë një veprim shumë të mirë prokuroria që ajo merr iniciativë që të akuzuari të bëjë një ekzaminim. Në këtë rast, i akuzuari ka qenë në Institutin e Psikiatrisë Forenzike dhe ata e kanë dhënë mendimin e tyre lidhur me këtë situatë, në të cilin e kanë shkruar që vetëdija ka qenë e rritur”, tha avokatja.
Tutje, ajo shtoi që kryerja e veprës ka qenë e planifikuar pasi që revolja ka qenë e mbushur dhe pastaj qëllimi është arritur aty për aty.
Përgjigjje në ankesë kishte bërë edhe Prokuroria e Aplit e cila kishte këkruar që vendimi i Themelorës të vërtetohet, ndërsa ankesa e palës së akuzuar të refuzohet si e pabazuar, mirëpo askush nuk prezantoi nga prokuroria.
Në seancë u paraqiten edhe pala e dëmtuar pala e demtuar P.L dhe Sh.U, i cili kërkoi që vendimi i Gjyatës Themlore në Pejë të vërtetohet edhe në Apel.
Në seancën fillestare të mbajtur më 24 dhjetor 2024 i akuzuari Lajqi kishte pranuar fajësinë për vrasjen e gruas së tij në prill të këtij viti.
Ndryshe, Prokuroria Themelore në Pejë, më 19 nëntor 2024 ka ngritur aktakuzë kundër Edmond Lajqit, i cili akuzohet se më 16 prill 2024 ka vrarë bashkëshorten e tij në Pejë.
Në dosjen e Prokurorisë thuhet se Lajqi akuzohet për vrasjen e gruas së tij tani të ndjerës Gj.U., e i cili pas aktit të vrasjes ishte paraqitur vetë në Polici duke iu thënë “e vrava gruan dhe çoje një patrullë të Policisë”.
Në aktakuzë thuhet se më 16 prill 2024, rreth orës 08:00, në Pejë, në rrugën “Bill Klinton” e pikërisht në banesën e tij, i pandehuri me dashje dhe me armë – pistoletë e ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, tani të ndjerën Gj.U.
Gjithnjë sipas aktakuzës, për shkak të problemeve të vazhdueshme që i kishte pasur i pandehuri me viktimën Gj., ku i njëjti kishte ushtruar edhe dhunë psiqike ndaj viktimës, një ditë para ditës kritike i pandehuri ka shkuar në Spital ku ka qëndruar me nënën e tij e cila ka qenë duke u trajtuar nga një sëmundje, dhe në mëngjes i pandehuri është kthyer në banesë ku prezent ka qenë vajza e tyre T., dhe me qëllim që i pandehuri të mbetej vetëm me viktimën, ka kërkuar nga vajza e tyre T., të shkonte në dyqan për të blerë diçka.
Me ç’rast, thuhet derisa viktima ka qenë duke qëndruar ulur në krevatin e sallonit të banesës, i pandehuri ka shtënë në drejtim të viktimës.
“I pandehuri me armën e lartcekur ka shtënë një herë në drejtim të viktimës, duke e qëlluar në pjesën ballore të kokës, si pasojë e kësaj të shtënë është shkaktuar vdekja e menjëhershme e viktimës e cila është konstatuar si në raportin e Mjekësisë Ligjore, kurse i pandehuri pas vrasjes largohet nga vendi i ngjarjes dhe paraqitet në Stacionin Policor të Pejës, ku të njëjtit i njofton zyrtarët policorë, duke ju thënë “e vrava gruan dhe çoje një patrullë të Policisë””, thuhet në aktakuzë.
Për këtë veprim, i pandehuri Lajqi ngarkohet për kryerën e veprës penale “Vrasje të rëndë”, nga neni 173, par. 1, pika 1.3 të Kodit Penal.
Tutje, në aktakuzë thuhet se i pandehuri Lajqi ka mbajtur në pronësi dhe kontroll armën- pistoletën model “Zoraki 917-T” me karikator, në atë mënyrë që me të ka privuar nga jeta viktimën – bashkëshorten e tij Gj.U.
Andaj, i njëjti ngarkohet se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366, par.1 të Kodit Penal.