Shkruan: Ismet Lecaj
Dashurije & Xhevat Hasani: Dymbëdhjetë legjenda shqiptare, (Zwölf Albanische legenden), Prointegra.ch/ Zürich, 2025
Ndonëse autorët Dashurije dhe Xhevat Hasani kanë dalë para lexuesit me palcën e legjendave shqiptare, ata patjetër janë shërbyer në tërësi me: “Ciklin e kreshnikëve” dhe në përgjithësi me sinoniminë e tyre: “Këngë të moçme”, “Këngë lahute” dhe “Këngë për Mujin dhe Halilin”, që të gjitha me brendinë e tyre të hershme pëfaqësojnë pjesën më të rëndësishme të ‘Epikës sonë heroike legjendare’.
Të gjitha këto me laryshinë e vet, qofshin edhe përmes motërzimesh, akoma aty-këtu këndohen në pjesën veriore të Shqipërisë dhe në Kosovë, të cilat janë përshkrimi artistik i të bëmave heroike e legjendare të kaluarës së lashtë të popullit tonë, ku u rri besnik sidomos teli i lahutës dhe zëri i këngëtarëve të zonave të ndryshme të Malësive Shqiptare.
Çifti i autorëve me këtë “TUFË” ka dashur t’i ofrojë një lexuesi më të gjerë edhe jashtë trojeve shqiptare, përmbajtjen e këngëvemë karakteristike dhe më të bukura të këtij ‘EPOSI’, (që janëbërë legjenda) ngase në veçanti aty shquhet burrëria e femrave shqiptare duke sakrifikuar edhe krejt familjen për interesat e vendit dhe kombit shqiptar.
Si në çdo përzgjedhje të mëhershme nga autorë të ndryshëm,edhe në këtë libërth xhepi autorët janë munduar ta nxjerrin yndyrën e disa legjendave shqiptare dhe t’ia shtrojnë para lexuesit të vet dhe jo vetëm. Themi kështu sepse libri është bilinguistik që i shtohet dhe pesha e dyfishtë e vlerave ngase na shpie edhe te lexuesi gjerman i përkthyer, duke u ofruar te dy palëve pedanteri artistike jo të egzagjeruar si rapsodi, por diçka tuske dhe mirë të kapshme, në formë mikste me analizën e tyre dhe përshkrimin aty-këtu. Përshkrim ky i shkëputur si emblemëe vargjeve popullore që çojnë peshë në përmbajtjen e këngëve përkitazi me të kaluarën e errët ndër shekuj e deri te ditët tona,deri te Epopeja e UÇK-së me kryekomandantin Adem Jashari.
Njëri nga autorët e këtij libri, Xhevat Hasani, është prezantuar edhe më herët te lexuesi shqiptar edhe me zhanre tjera artistike letrare, historiko publicistike, por gjithnjë me stilin konciz, shkurt e urtë, përmes fjalive të përzgjedhura që brenda vetes mbajnë peshën e rrëfimit, që me elegancën e vet ofron pedanteri prej rrëfimtari, ashtu me çfarë është brumosur pos tjerash edhe me letërsinë gjermane dhe në përgjithësi atë perëndimore. Pra, pak e saktë, që njëherazi të çojnë në kuptim shumëdimensional e artistik. Njëherit lë përshtypjen e Faik Konicës, që me të kthyer në atdhe nuk pajtohej me format artistike letrare brenda atdheut sepse vetë ishte para tyre se vetë Evropa ecte para me reformat letrare dhe artistike. Këtë Xhevati nuk e thekson askund, por shkrimet e tij sikur përçojnë mesazhin te letrarët e rinj që t’u ikin ekzagjerimeve si thes i ngarkuar leckash. Në të vërtetë, në këtë libërth, përkundrazi, kemi shtrirje të patriotizmit e atdhedashurisë si hallkë zinxhirore nga e kaluara më e lavdishme e deri më sot, e që lë për t’u lakmuar për stilin epërdorur.
Edhe te përzgjedhja e autorëve në fjalë është ndjekur parimi që të prezantohen motivet dhe tematikat më kryesore të “Epikës heroike legjendare shqiptare” nëpërmjet varianteve të ndryshme që me vlerat më të arrira artistike, me theks të veçantë të femrës shqiptare në periudha të ndryshme kohore siç janë: ”Rozafa, Doruntina, Nora, Hajria,Tringa, Laskarina Bubulina, Shota etj.”, pa lënë anash dhe shumë të tjera që duhet të figurojnë në një “TUFË” tjetër: ”OLIMPIA (Mirtela-nëna e Aleksandrit të Madh), ose pak më vonë edhe vetë Teuta kur dihet se shtatorja e saj zbukuron këndin e një vendi në një qytet të Gjermanisë.Madje sikur i mungon edhe një legjendë për Skenderbeun si një formë kontinuitive e Mesjetës me kohën tonë edhe pse qëllimi i autorëve ishte në veçanti prezantimi i gjinisë femërore me heroizmat e tyre në periudha të caktuara historike dhe besoj se do t’i flinte në sedër kësaj tufe perlash legjendare të shkruara nga një përkujdesje dhe pedanterie e tillë artistike. Them kështu sepse prezantimi i lëndës është bërë përmes ‘Hyrjes” shumë elegante, madje prezantimi apo përshkrimi analitik i heronjve legjendarë e sidomos i femrave, gati e rrumbullakëson autorësinë e këtij libri xhepi kur para është vënë emri i Dashurije Hasanit si respekt për gjininë femërore, aq më tepër kur brenda librit gëllon heroizmi i kësaj gjinie barabart me meshkujt e diku përtej burrërive të tyre. Kjo dhe paraqet madhështinë e heroizmit të femrave tona kur u servohet dhe lexuesit të huaj, në këtë rast atij gjerman, duke u ofruar atyre një dyzinë perlash përmes ngjyrave artistike popullore epike në miniarurë. Më mirë s’ka ku shkon duke treguar se në shpirtin artdashës të autorëve fle thellë dashuria për guximin dhe trimërinë e heronjve të tillë e në veçanti i grave heroina duke e prezantuar atë përmes një kulture të të shkruarit me stilin konciz të shkëlqyeshëm ashtu çfarë kanëmësuar në letrat e shkrimeve gjermane.
Si shumë autorë tjerë edhe këta i janë shmangur motërzimeve si ngarkesë e të njëjtës legjendë dhe me të drejtë kanë vepruar ngase qëllimi i këtij libri sikur porosit që kësaj pune t’i rrekën edhe autorë të tjerë me “Tufëza” tjera nga i njëjti zhanër i “Eposit shqiptar” për ta pasuruar fondin libraresk, madje për ta ndjellë në brendinë e tyre heroike edhe lexuesin gjerman. Lexuesi gjerman është i njohur me historinë dhe gjuhën shqipe ngase vetë autorët gjermanë janë prijësit e shumë fjalëve të etimologuara duke treguar dhe historikun e kohëve të lashta kur ne ishim ende të okupuar nga ngjyra të ndryshme të zeza të armiqve. Ndaj këtu edhe i fle në sedër puna sublime e autorëve të këtyre legjendave. Themi kështu sepse ende ka për t’u bërë për ne shqiptarët kur dihet se trojet tona u ndanë në sa pjesë sipas dëshirës së fuqive të mëdha në disfavor tonin.
Në këtë libër rapsoditë janë shtjelluar nga këndi analitik dhe janë renditur sipas tematikave apo subjekteve të veçanta dhe që japin pamjen më solide të ‘Ciklit të legjendave’ të shpërndara nëpër libra të ndryshëm nga shihet se ato janë të mbledhura nga Tropoja, Dukagjini, Malësia e Madhe, nga Kosova, etj. Të dymbëdhjetë legjendat rilidhen në këtë tufë me perla heroizmash e sakrificash sublime si copëza të një poeme të lashtë të ngjashme me poemat homerike.
Kjo “Tufëz” përfshin këngët për Gjergj Elez Alinë një nga veprat më të çmuara të ‘Epikës popullore legjendare shqiptare’. Pastaj pasojnë këngët që shfaqin të bëmat heroike të Gjeto Basho Mujit dhe të vëllait të tij Halilit dhe në përgjithësi me prijësit e çetave të Kreshnikve të Jutbinës që në formacionet e tyre luftarake kishin nga 30 deri në 300 luftëtarë që i dilnin zot atdheut kur ai ishte i robëruar nga forca të mëdha armiqësh sllavë e jo vetëm. Këto të bëma në këtë libër barten pikërisht nëKosovë dhe Shqipëri edhe pse ata më së tepërmi luftuan në territorin e Ilirisë, në Bosnjën Perëndimore dhe të Kroacisë së sotme, që dhe dalin nga gjiri i “DELMATËVE (Djelmve të Mëdhenj)” e këtë na vërtetojnë më së miri toponimet e përmendura brenda këngëve: ”Jutbina (Utbina), Klladusha dhe Krahina e Kreshnikve” që gjendet në vendet e lartëpërmendura, të cilët me mish e me shpirt luftuan për çlirimin e Ilirisë(Arbërisë) nga kthetrat e krajlive sllavë, kthetrat turke, hungareze etj.
Edhe pse emrat e tyre janë të islamizuar dhe shumë të bëma na duken se janë zhvilluar vetëm në kohën e turqve, plot luftëtarë e heronj të tjerë kanë qenë vazhdimësi e tyre duke treguar heroizëm të pashoq deri në ditët tona. Kështu emri i Gjeto Bashos u shndërrua në epitetin e: “MUJIT” që brenda tij fshihet emri i hershëm i trimit: “MOJSI (Mësuesi)” apo i: “HALILIT(HALL YLLIT-Yllit të KUQ)”, ose emri i Doruntinës, të cilin në Opojë e gjejmë të islamizuar, si: “FATIMJA ME NËNTË VLLAZËN”. Pra MUJA ose PRIJËSI (MËSUESI) i çetave luftëtare.
Gjersa Gjergji ka të bëjë me Bajlozët e zinj sikur legjenda na bart aty kah shekulli XI kur ekspeditat ndëshkuese i nisi drejt tokave shqiptare mbreti francez i kohës Karli i Madh dhe ka të bëjë me një mejdan në mes të një misionari bajloz francez qëshkretëronte tokat shqiptare dhe Gjergj Elez Alisë.
Edhe pse në këtë “Tufëz” Muji, Halili dhe Gjergji përfaqësojnë legjendat e kreshnikëve, pas tyre në libra të legjendavevargaziten një grup tjerë kreshniksh në zë: “Ajkuna, Zuku Bajraktari, Arnaut Osmani, Lule Frangu. Plaku Qefanak, Deli Mehet Aga dhe sikur këta autorë lënë porosinë e tyre që ata të gjurmohen nga mbledhës të tjerë. Madje në këtë libër përmendën edhe kundërshtarët e këtyre heronjve arbërorë: “Bajlozi, Krajlat e Krajlive Sllave, Bani Zadrili etj”.
Duke përgatitur këtë “Tufëz legjendash” sigurisht se autorët ikanë pasur në konsideratë vëllimet e mëhershme siç janë: ”Vëllimi II” i Visareve të Kombit (1937) mbledhur dhe përgatitur nga Bernardin Palaj dhe Donat Kurti që njëherit është koleksioni kryesor i këtyre këngëve para vitit 1940 si dhe përmbledhjen: ”Këngë popullore legjendare, Tiranë 1955; madje “Epika legjendare vëllimi I 1966”, dhe vllimi II 1983 të serisë: ”Folklori shqiptar II” përgatitur nga Qemal Haxhihasani si dhe: ”Këngët popullore legjendare” Prishtinë 1972, përgatitur nga Demush Shala. Dhe ky material i bollshëm i Gjuhës shqipe sigurisht se u ka shërbyer autorëve të librit për të ardhur deri te perlat e stivuara në ‘TUFËN’ e legjendave të tyre.
Në këtë “TUFË” në formë paralele nisen autorët me legjendën e: “Urës së Shenjtë” dhe: “Legjendës së Kalasë së Shkodrës”, që përmbushin legjendarizimin e sakrificës së femrave shqiptare, që tregon qartë se pa flijim nuk mund të arrihet asgjë, qoftë për vete, apo për interesat e kombit. Këtu vihen në sprova të tilla kunata e vogël dhe kunati i vogël përkitazi me besnikërinë dhe ndershmërinë e tyre, që shpërfaqin virtytin e besën brenda shpirtit shqiptar.
Madje ky ritual i sakrifikimit daton qysh herët te shqiptarët, që më së miri vërtetojnë edhe të bëmat fetare kur u bë bartja e flijimit të njeriut te kafshët. Dhe sot e kësaj dite në themelet e çdo shtëpie bëhet flijimi i një qengji, viçi a ndonjë kafshe a shpeze tjetër, që ajo të qëndrojë.
Gjatë shfletimit të librit vijmë deri te heroizmi i Norës së Kelmendit, e cila vrau Vuçi Pashën e Bosnjës gjatë rrethimit të fisit të Kelmendasve dhe sipas dy varianteve Nora del fituese, qoftë në dyluftim, qoftë me hyrjen në çadrën e tij.
Trimëria dhe flijimi i Oso Kukës është një figurë sa historike, aq edhe legjendare sepse në Ishullin e Vraninës të Liqenit të Shkodrës me 24 luftëtarët e tij e çon ‘Kullën e vogël’ në ajër duke vrarë qindra luftëtarë malazezë sepse aty kishte fuqitë e barotit, ndaj dhe quhet Oso Baroti.
Një heroizëm në vete është edhe “Hajria’ ngase shpirti i saj s’e duron epitetin: “Tradhtare” padrejtsisht nga ana e vëllezërve të saj Halil dhe Musa Garria. Ndaj për ta shlyer këtë pikë të zezë nga karakteri i saj, ther njëherazi të shoqin tradhtar Bejtash Agën dhe të birin e saj, që ta çrrënjosë farën e tradhtisë nga fisi i saj, ndaj autorët e librit përmes tri pikave interpretuese pëcjellin mesazhin te lexuesi se Hajria theri djalin e saj:
1. Për ta çrrënjosur tradhëtinë, që djali i saj do ta ketë trashguar nga i ati Bejtash Aga;
2. Për të mos pasur një djalë, i cili së paku përgjysmë është gjaku i burrit të saj tradhtar;
3.Për të mos pasur me djalin e saj armiqësi të përjetshme për shkak të vrasjes së babait nga nëna. Këtu këngëtari popullor shumë bukur e ka qëndisur me këto vargje perla aktin e therjes: “Kur ja vuna thikën burrit, si m’i nxjerrë vllaznit prej burgit; kur ja vuna thikën djalit si m’i nxjerr dy sytë e ballit”.
Me jetën dhe veprën e saj të veçantë Tringë Smajlja u bë e njohur për historinë shqiptare duke i lënë vetes nam, i cili historikisht merr elementet e legjendës. Ajo ishte vazhdimësi të bëmave historike të babait të saj SMAJL MARTINIT, që më 1878 kishte organizuar Kryengritjen e Malësisë së Madhe kundër osmanëve, malazezve e serbëve sepse i kundëvihej aneksimit të trojeve shqiptare, gjegjësisht Grudës me rrethinë Malit të Zi. Ai dhe kishte qenë në krye të degës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për Krahinën e Grudës. Smajli në beteja të tilla humbi te dy djemtë Zefin dhe Gjonin e si fëmijë i mbeti vetëm Tringa, e cila u betua se nuk do të martohet, por si burrëreshë e shpallur sipas Kanunit, merr detyrat e trashgimtarit të familjes të patriotit të madh Smajlit. Ajo si burrëreshë me pushkën në krah, e veshur burrash, merrte pjesë në kuvendet e burrave në vend të babait të saj Smajl Martinajt dhe realizon qëllimet e veta heroike me emrin Tringë Smajlja qysh më 1911 kundër turqve, në Kryengritjen e Malësisë së Madhe, të udhëhequr nga GJON DEDË LULI, që i kontribuan Shpalljes së Pavarësisë më 1912. Tringa pos që luftonte me armë, luante edhe rolin e infermierës duke ua lidhur plagët luftëtarëve; madje jepte kontributin e vet në pajtimin e gjaqeve. Kështu më 1914-1915 shet pasurinë e babait dhe hap shkollat e para shqipe në Dinosh dhe Priftën të Grudës. Sëmurët dhe vdes më 1917 në moshën 47 vjeçare në fshatin e lindjes në KSHEVË. Ajo që është më e dhembshmja, më 1920 xhandarmëria e Mbretërisë së Jugosllavisë në shenjë hakmarrjeje ia shkatërrojnë varrin ku prehej ajo. Dhe krejt kjo histori me pika të shkurtra me kaq elemente legjendare i shtyri dhe autorët Hasani të shkruajnë për rolin e fuqishëm të femrës shqiptare për çlirimin dhe pavarësimin e trojeve arbërore.
Madje sakrifica e saj duke mos u martuar dhe i ati të mos ndihej pa djalë, u shpall burrëreshë dhe kryente të gjitha punët dhe trimëritë e meshkujve me plot patriotizëm që ec e mos e fut këtë legjendarizëm në radhët e këtij libri kur u pa dhe angazhimi i saj në emancipimin e fëmijëve shqiptarë. Kështu që Tringa gati ishte një kopje origjinale e një heroine tjetër shqiptare një shekull më herët me emrin LASKARINA BUBULINA më 1771 nga ishulli Hidra e Greqisë, ku banonin dhe banojnë arvanitasit se kështu quheshin e quhen edhe sot shqiptarët nga grekët.
Laskarina ishte figurë e rëndësishme në historinë e Greqisë së atëhershme kur luftonte për pavarësinë e vendit nga Turqia duke u treguar me të bëmat e saj që ua kalonte edhe meshkujve. Ashtu siç lindi në burgun e Stambollit, ku ishte babai Pinoti, kjo bijë e nënës SHQEVA u lind nga ngarkesa psiqike sepse nëna shtatzanë e gjeti burrin të vdekur në burg. Shokët e babait ia propozuan emrin Laskarina. Kjo trimëreshë arvanitase me rastin e vdekjes së burrit të parë Dhimitër Januzosit nga ishulli tjetër grek Specia, martohet me burrin tjetër kapedanin Dhimitër Bubulisin poashtu nga Specia dhe nga mbiemri i burrit të dytë fitoi dhe epitetin e dytë ‘Bubulina’. Te dy burrat e saj kishin pasur anije tregtare dhe kishin bërë tregti në shumë vende tjera jashtë Greqisë. Në kundërshtim me zakonet patriarkale Laskarina Bubulina i shoqëronte burrat e saj nëpër detra e oqeane të hapura nga fitoi eksperiencë të madhe detare dhe kur nisi Revolucioni Grek 1820-1822 bashkë me të dy djemtë e saj Laskarina ishte pjesë e këtij “Revolucioni’. Ajo ishte e lidhur me kreun e këtij Revolucioni Teodor Kolokotronin i njohur me nofkën si: “Plaku i Moresë”, që ishte arvanitas i shquar i asaj kohe njëjtë si Marko Boçari e plot të tjerë. Laskarina kishte lidhje të ngushta edhe me Ali Pashë Tepelenën, kreun e Pashallëkut të Janinës që kryesonte Epirin dhe që gjatë kohës së këtij ‘Revolucioni’ për çlirimin e Greqisë dhe mbrojtjen e Pashallëkut të Janinës nga rrethimi, Laskarina duke qenë pronare e anijes: “AGAMEMNON” luftoi me topa kundër flotës turke nga shumë meshkuj të sprovuar shqiptarë në Detin Egje. Aty dhe i vritet njëri djalë.
Kjo mbetet e dëshpruar kur i burgoset kreu i Revolucionit Kolokotroni më 1822. Madje prerja e kokës së Ali Pashës në mënyrë dinake dhe vdekja e Marko Boçarit më 1823 me një formë e plandosin shpirtin e saj. Vitet e fundit të jetës i kishte kaluar e vetmuar dhe pa shpresë në ujdhesën e Species duke bërë jetën boheme. Më 1825 djali i Bubulinës grabit një vajzë arvanitase nga ishulli i Species. Prindërit patriarkalë të saj e rrethojnë shtëpinë e Bubulinës dhe e vrasin, gjë që jeta e saj si grua arvanitase luftëtare e revolucionare përfundon tragjikisht duke i mbyllur bukuritë e mahnitshme prej një grua me energji të pashterrshme për guximin dhe heroizmin që kishte Bubulina. Por kjo femër arvanitase do mbetet e pahaharruar nga historian, udhëpërshkrues dhe piktorë të ndryshëm. Ajo me portretin në shumë libra të gjuhës shqipe dhe gjuhëve tjera do mbetet e paharruar. Një portret i saj qëndron në njërin nga muzetë e Francës në mesin e grave të famshme në botë. Të gjitha këto shënime e zbukurojnë historinë e Bubulinës edhe në librin e këtyre 12 legjendave të autorëve Hasani.
Format interpretuese të autorëve e theksojnë se e veçanta e kësaj gruaje shqiptare legjendare kishte qenë dashuria e madhe për liri, edhe pse jeta e saj u mbyll në formë shumë tragjike. Këto dy femra: Tringa dhe Laskarina Bubulina, na bartin në legjendarizimin e radhës te Shote Galica, që së bashku me burrin e vet Azem Bejtën mbetën fytyrat më të ndritura në historinë shqiptare duke mbrojtur me gjak e shpirt Drenicën, gjegjësisht trojet shqiptare nga armiku serbë dhe jo vetëm. Këta edhe kishin moto shpirtërore e luftarake të vetën bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Ndaj mesazhi edhe i kësaj tufe legjendash na bart në atë drejtim sepse kushtet dhe rrethanat politike të kohës sikur janë pjekur dhe rëndojnë kah ajo pikë kulminante. Madje nuk është as rastësi pse ky libër u botua pikërisht tani kur gjendja e shqiptarëve në Ballkan ende është e pazgjidhur.
Kjo tufëz duhet t’i troket në krye çdokujt përkitazi me heroizmat e shqiptarëve e në veçanti të asaj femërore, që dekadë pas dekase, shekull pas shekull stivuan në histori trimëritë të papara duke mos e hequr pushkën nga krahu brez pas brez deri te Epopeja e UÇK-së në krye me Adem Jasharin. Ndaj dhe mesazhi i këtij libri rëndon si plumbi se një gjë e tillë duhet llogaritur.
Lufta kaçake e Azem dhe Shote Galicës (Qerime Radishevës)formëson idenë se njerëzit që e duan lirinë e kombit të vet gati u mjafton edhe një çetë luftëtarësh prej 100 vetash e të tregohet suksesive kundër bandave çetnike serbe e të tjerëve që ia mësynin Kosovës. Mençuria dhe trimëria e Shotës i kaloi të gjitha limitet e patriarkalizmit të kohës, që pas vdekjes së Azemit nga ana e luftëtarëve të zgjidhet komandante e çetës së kaçakëve.
Kështu edhe në rreshtimin e legjendave në këtë libër arrijmë deri te legjenda e fundit për Adem Jasharin, i cili paraqet një figurë të plotë historike po aq dhe legjendare, që ka të bëjë me luftën e fundit në Kosovë gjatë viteve 1998-1999 për çlirimin e saj nga Serbia. Ai lindi dhe vdiq heroikisht në Prekazin e Drenicës, aty ku e ka përkundur nëna heroinë dhe ku e ka edukuar babai, MËSUESI I POPULLIT, Shaban Jashari. Ademi dhe Hamza janë Shtyllat Vertikale që na bartin në lashtësi te Muji dhe Halilidhe mesazhi i tyre dhe po i vetë autorëve Hasani rezonon qartë se çdokush që ia mësyn këtyre trojeve do të përballet nga bijtë e kësaj toke që të mahnisin me trimritë dhe heroizmat e vet që me burra e gra e mbrojnë këtë atdhe duke e kultivuar unin shqiptar dhe mjaltin e saj e ruajnë për vete gjatë kohërave nga Epopeja në Epope.