Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka mbërritur në Kuvendin e Kosovës.
Ai është pyetur nga gazetarët nëse kanë arritur ndonjë marrëveshje me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, por reagimi i Limajt ka qenë refuzues.
“Sot është ditë solemne, shpresoj të konstituohet parlamenti”, tha Limaj para gazetarëve.
Sot në ora 10:00 është dashur të nisë seanca për konstituimin e Kuvendit, por deri më tash në sallë nuk është asnjë nga deputetët e zgjedhur.