LajmeNdërkombëtare

Tragjike: Shënohet viktima e parë nga vërshimet në Durrës, 54-vjeçarin dyshohet se e mori rrjedha e ujit

Në Durrës është shënuar viktima e parë si pasojë e përmbytjeve masive që goditën qytetin ditët e fundit.

Trupi i pajetë i viktimës u gjet nga polumbarët e Reneas në zonën e Plepave dhe paraprakisht dyshohet se shkaku i vdekjes është mbytja në rrjedhën e ujit.

Një ditë më parë, kushëriri i viktimës kishte kallëzuar në polici mungesën e shtetasit Astrit Hysenaj, 54 vjeç, duke kërkuar ndihmë për gjetjen e tij.

Raportohet se 54-vjeçari ka qenë punonjës I komunales dhe dyshohet se ishte në krye të detyrës.

“Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë, për largimin nga banesa të shtetasit A. H., 54 vjeç, informojmë se pas kërkimeve të kryera nga shërbimet e Policisë dhe nga polumbarët e Reneas, u gjet trupi i pajetë i 54-vjeçarit, në një kanal kullues në afërsi të Ish-repartit Ushtarak. Paraprakisht dyshohet se shtetasi A. H. është marrë nga rrjedha e ujit”, njofton policia.

Artikuj të ngjashëm

Lexo gjithashtu
Close
Back to top button