Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën dhe 27 të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë pranë kufirit mes rajoneve Lazio dhe Umbria, në Itali.
Sipas hetimeve paraprake, një furgon kampingu dyshohet se kaloi në korsinë e kundërt të lëvizjes, ku u përplas ballë për ballë me një autobus që udhëtonte në drejtim të Rietit, raportoi agjencia italiane e lajmeve ANSA.
Në aksident u përfshinë edhe tre automjete të tjera, njëri prej të cilëve u përmbys si pasojë e përplasjes.
