Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj ka takuar Daut Haradinajn para seancës së sotme. Nga kafeneja, deputetja deçanase ka cituar Daut Haradinajn në një mendim të tij për Albin Kurtin.
“Edhe sot për të 26-herë seriali vazhdon. Dauti, po thotë se për Kurtin ma e rëndësishme është Albulena se zhbllokimi i kuvendit. Ne u treguam shumë gjenerozë me propozimin e dy femrave deputete por as kjo nuk vlejti për Kurtin. Me rëndësi faturat e rrymës po ju shkojnë qytetarëve të sterlodhur, nga kjo mafi e bardhë energjetike”, shkruan Kadriaj në Facebook.