Thirrje për ndihmë nga tifogrupi “Kuqezinjtë e Jakovës” pas vërshimeve
Si pasojë e përmbytjeve që kanë goditur sot qytetin e Gjakovës, tifogrupi “Kuqezinjtë e Jakovës” ka bërë thirrje për solidaritet dhe ndihmë për bashkëqytetarët në nevojë.
Veçanërisht kërkohet strehim i përkohshëm për familjet që janë prekur nga vërshimet.
Nga tifogrupi u bëhet thirrje të gjithë qytetarëve që kanë mundësi të jenë të gatshëm dhe të bashkohen në ndihmë të familjeve të dëmtuara.
Sipas tyre, Gjakova gjithmonë ka ditur të qëndrojë e bashkuar në momentet e vështira.
Njoftimi:
LAJMËRIM PËR NDIHMË – GJAKOVË ❤️🖤
Si pasojë e përmbytjeve që kanë goditur sot qytetin tonë, Kuqezinjtë e Jakovës bëjmë thirrje për solidaritet dhe ndihmë për bashkëqytetarët tanë në nevojë.
Sidomos në strehim të familjeve që jan prekur nga vërshimet.
Ftojmë të gjithë ata që kanë mundësi të qendrojnë të gatshëm të bashkohen me ne për të ndihmuar.
Gjakova ka ditur gjithmonë të qëndrojë e bashkuar në momente të vështira.