Tragjedi në Teksas, rrëzohet aeroplani me 5 persona – s’ka të mbijetuar
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Teksas të premten, kur një aeroplan i vogël Cessna është rrëzuar në një zonë të pyllëzuar, duke lënë të vdekur pesë personat që ndodheshin në bord.
Zyrtarët dhe dëshmitarët kanë bërë të ditur se “Cessna 421C” po udhëtonte me shpejtësi të lartë drejt Aeroportit Kombëtar të New Braunfels, kur u rrëzua dhe shpërtheu në flakë për arsye ende të panjohura.
Edhe pse avioni po fluturonte pranë një aeroplani të dytë që po drejtohej për në të njëjtin destinacion, nuk ka prova që tregojnë për përplasje në ajër.
Shqetësimi është ngritur pak para rrëzimit, kur piloti i avionit të dytë ka raportuar humbjen e kontaktit me Cessnan përmes radios.
Një kontrollor i trafikut ajror ka raportuar gjithashtu se avioni po lëvizte në mënyrë të çrregullt dhe më pas është zhdukur nga radari, duke bërë që autoritetet të mobilizohen menjëherë.