Një therje me thikë raportohet të ketë ndodhur sot (e martë) rreth orës 18:30 në Lipjan, pranë një marketi.
I lënduar dyshohet të ketë mbetur një person.
Klankosova.tv mëson se i dyshuari për këtë rast është nga fshati Shalë i Lipjani dhe dyshohet se kishte dalë rishtazi nga burgu.
Ndërkaq, viktima është nga fshati Kojskë, po nga Lipjani.
Ende nuk dihet motivi i këtij rasti.
Redaksia e Klanit ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës për detaje lidhur me rastin, por deri në momentin e publikimit të lajmit nuk ka marrë përgjigje.