Pas tensioneve dhe përplasjeve virtuale mes dy reperëve të njohur, Stresi dhe Don Xhoni, duket se mes tyre është rikthyer paqja, skruan GazetaDemos
Ish-deputeti Gani Geci ka luajtur një rol kyç në këtë pajtim, duke i mbledhur të dy artistët në kullën e tij në Llaushë.
Geci në një emision televiziv foli për ribashkimin e dy artistëve i cili tha që as nuk e kishte ditur për problemin.
“Më thirri në telefon, tha baci Gani ku je, unë isha tu u kthy nga një një fushatë pasi e kishim një fushatë në Prishtinë, tha a po e bënë një punë, thash çka vëlla, tha Don Xhoni dhe Stresi kanë një problem, thash po more. E kam thirr Stresin e kam në Instagram nuk ma hapi, e thirra Don Xhonin dhe ai nuk ma qeli, e kam thirr babain e Stresit e kam shok Sali Lushën që 30 vite i thash ku është Stresi tha në Kosovë, thash po du me e pajtu me Don Xhonin tha që po e thirri Stresin”.
Geci deklaroi se 2 reperëve iu kishte thënë se ti marrin vetëm nga dy persona.
“Du me ju pajtu tha qysh , thash du me ardh ti edhe ai por mos merrni kallaballëk thash ka 2 vet dhe dëshirojmë me shku në odën time dhe me pi kafe e me hangër darkë, edhe me u pajtu, tha ani ty baci Gani s’ta prishi kur dush, si e përfundova takimin shkuam në odë”, shtoi ai.
Më tej ai shtoi ai tregoi detaje se si u pajtuan artistët
“Masi kemi pirë kafe ju kom tham zgjatne dorën, na kanë pru darkën kemi hangër darkë edhe jemi pajtu”, deklaroi Geci në KlanKosova.