Snapchat ka njoftuar se do të fillojë të aplikojë tarifa për ruajtjen e fotove dhe videove, duke shkaktuar reagime negative nga përdoruesit që kanë krijuar një arkiv të madh me postime të vjetra.
Siç raporton BBC, aplikacioni popullor i mesazheve u ka lejuar përdoruesve të ruajnë përmbajtje të postuara më parë në funksionin “Memories” që nga prezantimi në vitin 2016.
Ky aplikacion thotë se njerëzit me më shumë se pesë gigabajt memorie tani do të duhet të paguajnë për t’i mbajtur ato të disponueshme.
Përdoruesit në mediat sociale kanë reaguar me zhgënjim, duke akuzuar kompaninë se është “lakmitare”.
