Qeveria trepartiake e udhëhequr nga konservatorët në Austri planifikon të ndalojë përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët nën 14 vjeç.
Anëtarët e kabinetit nga tre partitë në pushtet njoftuan një marrëveshje midis tyre mbi parimin e një ndalimi, që synon mbrojtjen e fëmijëve nga “algoritmet që shkaktojnë varësi” dhe përmbajtje që përfshin abuzimin seksual, por nuk mundën të thoshin se kur do të fillonte kjo dhe ata ende nuk kanë rënë dakord se si do të zbatohet.
“ Ne do t’i mbrojmë me vendosmëri fëmijët dhe të rinjtë në të ardhmen nga efektet negative të rrjeteve sociale “, tha zëvendëskancelari Andreas Babler i Social Demokratëve.
