Venezuela renditet në krye të listës botërore për rezervat e dëshmuara të naftës, duke zotëruar sasinë më të madhe të naftës bruto në botë, transmeton Insajderi.
Megjithatë, pavarësisht këtij potenciali të jashtëzakonshëm energjetik, vendi prodhoi më pak se një milion fuçi naftë në ditë gjatë vitit 2024, një shifër dukshëm më e ulët krahasuar me Shtetet e Bashkuara, që prodhuan rreth 13 milionë fuçi në ditë, apo Rusinë me rreth 9 milionë fuçi.
