Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Teknologji

Greqia kufizon rrjetet sociale- Ndalon përdorimin për të miturit nën 15-vjeç

GD
Gazeta Demos8 prill 2026 në 16:20
Greqia kufizon rrjetet sociale- Ndalon përdorimin për të miturit nën 15-vjeç

Greqia do të ndaloj përdorimin e rrjeteve sociale për të miturit nën 15 vjeç. Njoftimi u dha nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis. Me një video në TikTok, kreu i ekzekutivit grek njoftoi ndalimin, i cili do të hyjë në fuqi më 1 janar 2027. Rregullorja përkatëse që do të shërbej si bazë për implementimin e këtij plani, do të bëhet publike në verën e 2026.

“Jam i sigurt se të vegjëlit do të zemërohen me mua. Nëse do të isha në moshën tuaj, ndoshta do të ndihesha njësoj, por roli ynë nuk është të jemi të këndshëm. Nëse diçka na bën të ndihemi të stresuar, atëherë ia vlen t’i vëmë një frenim. Qëllimi ynë nuk është t’ju distancojmë nga teknologjia, e cila mund të jetë një burim frymëzimi, njohurie dhe kreativiteti”, tha kryeministri i Greqisë.

Duke iu drejtuar prindërve, ai tha se asnjë ligj nuk mund ta zëvendësojë praninë e tyre dhe se kjo politikë është thjesht një mjet për ti ndihmuar. Lidhur me zbatimin e masës, qeveria greke nuk do të ndjekë shembullin e Australisë, ku platformat socialin kishin përgjegjësinë e vetme për mënyrën se si do të funksiononte ndalimi.

Plani grek do të bazohet në sistemin e portofolit të fëmijëve për sa i përket identifikimit të moshës. Megjithatë, qeveria do t’u bëjë thirrje edhe platformave dixhitale që të mobilizojnë mjetet e tyre dhe të marrin masat e duhura.

Në rast mosrespektimi, do të parashikohen sanksione. Greqia bëhet kështu ndër vendet e para që do ta ndërmarrë këtë iniciativë brenda unionit.

rrjetet sociale

Më shumë nga Teknologji

  • 16:01SHBA vendos kufizime të reja vizash ndaj autorëve të krimeve kibernetike
  • 19:18Tregu i smartfonëve në rënie gjatë 2026/ Samsung dhe Apple rezistojnë me modelet premium