Kosova është bërë territori më i ri në Ballkan që i është shtuar shërbimit “ Google Street View ”, duke shënuar një hap të rëndësishëm në zgjerimin e platformës në Evropë.
Pas rreth dy vitesh xhirimesh, “Google” ka publikuar pamje 360-gradëshe të marra mes korrikut 2025 dhe majit 2026, duke mbuluar pothuajse të gjitha rajonet e Kosovës. Sipas autorëve të artikullit, integrimi i Kosovës ishte vonuar për shkak të statusit të saj të ndërlikuar gjeopolitik, raporton “ virtualstreets ”
Përveç qyteteve kryesore si Prishtina, Prizreni, Peja, Gjakova, Mitrovica, Gjilani dhe Ferizaj, “Street View” përfshin edhe shumë qytete e fshatra të tjerë, rrugë malore dhe destinacione turistike, përfshirë Grykën e Rugovës, Parkun Kombëtar të Sharrit, Bjeshkët e Nemuna dhe kalimet malore pranë kufijve me Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.
