Google ka njoftuar një përditësim të rëndësishëm të “AI Mode” në Chrome, që e bën më të lehtë eksplorimin e internetit duke hapur faqet në të njëjtën kohë me bisedën me inteligjencën artificiale.
Tani, kur përdor AI Mode në Chrome në desktop dhe klikon në një link, faqja nuk hapet më në një tab të ri si më parë.
Në vend të kësaj, ajo hapet krah për krah (side-by-side) me AI Mode, duke të lejuar të shohësh përmbajtjen e faqes dhe njëkohësisht të vazhdosh bisedën me AI.
Qëllimi i këtij ndryshimi është që përdoruesit të mos kenë nevojë të ndërrojnë vazhdimisht tab, por të mund të lexojnë faqen, të krahasojnë informacione dhe të bëjnë pyetje shtesë pa humbur kontekstin e kërkimit.
