Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Teknologji

Goditje për OpenAI, kompania paguan miliona për të mbyllur hetimin në ShBA

GD
Gazeta Demos4 gusht 2026 në 22:30
Goditje për OpenAI, kompania paguan miliona për të mbyllur hetimin në ShBA

OpenAI ka pranuar të paguajë 3.2 milionë dollarë për të zgjidhur një hetim të Departamentit të Drejtësisë të ShBA-së lidhur me pretendimet për diskriminim ndaj kandidatëve amerikanë gjatë procesit të punësimit.

Sipas autoriteteve amerikane, OpenAI dhe kompania Statsig kanë përdorur praktika që dekurajonin aplikimet e punëtorëve amerikanë, përfshirë kërkesat për aplikime me postë, publikimin e vendeve të punës në orare të pazakonta dhe mosshpalljen e tyre në platforma të jashtme.

Në marrëveshjen me autoritetet, OpenAI mohoi se kishte shkelur ligjin, por pranoi ta mbyllë çështjen pa vazhduar procedurat gjyqësore, raporton Reuters

Nga shuma prej 3.2 milionë dollarësh, 1.2 milionë do të paguhen si gjoba civile, ndërsa 2 milionë dollarë do të përdoren për kompensimin e personave që pretendohet se janë diskriminuar.

Kompania është zotuar gjithashtu të ndryshojë politikat e punësimit, të trajnojë stafin për zbatimin e ligjeve kundër diskriminimit dhe t’i nënshtrohet mbikëqyrjes së Departamentit të Drejtësisë.

Rasti konsiderohet një nga më të rëndësishmit në fushatën e autoriteteve amerikane kundër diskriminimit në punësim dhe vjen në kohën kur administrata e presidentit Donald Trump po ashpërson masat ndaj abuzimit me sistemin e vizave të punës.

openaikompaniamilionë

Të ngjashme

Ibrahimi alarmon për buxhetin e arsimit: Ministria ua ndali komunave 24 milionë euro

Ibrahimi alarmon për buxhetin e arsimit: Ministria ua ndali komunave 24 milionë euro

22:45
Besnik Tahiri: Kosova ka mbetur pa agjendë të qartë evropiane, rrezikojmë të humbim edhe 131 milionë euro të tjera

Besnik Tahiri: Kosova ka mbetur pa agjendë të qartë evropiane, rrezikojmë të humbim edhe 131 milionë euro të tjera

18:18
Kritikat për inflacionin, Murati: Është problem, shkaktarë janë lufta në Ukrainë dhe bllokada në Ngushticën e Hurmuzit

Kritikat për inflacionin, Murati: Është problem, shkaktarë janë lufta në Ukrainë dhe bllokada në Ngushticën e Hurmuzit

12:17
VV akuzon Komunën e Prishtinës për keqpërdorim të 2.18 milionë eurove: U shpenzuan jashtë destinimit, shkollat mbetën pa ngrohje

VV akuzon Komunën e Prishtinës për keqpërdorim të 2.18 milionë eurove: U shpenzuan jashtë destinimit, shkollat mbetën pa ngrohje

20:12

Më shumë nga Teknologji

  • 16:04Çfarë duhet të bëni me paratë tuaja në epokën e Inteligjencës Artificiale?