Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Teknologji

Elon Musk shkarkon 500 punonjës, i “zëvendëson” me një 20-vjeçar

GD
Gazeta Demos2 tetor 2025 në 17:39
Elon Musk shkarkon 500 punonjës, i “zëvendëson” me një 20-vjeçar

Kompania xAI, dega e platformës X e përqendruar në zhvillimin e inteligjencës artificiale Grok, ka kaluar një ristrukturim drastik me shkurtim masiv të stafit.

Sipas Business Insider, në fillim të shtatorit mbi 500 punonjës u pushuan nga puna, shumica e tyre të angazhuar në menaxhimin e të dhënave.

Në një email dërguar stafit, kompania theksoi: “Pas një rishikimi të aktiviteteve tona mbi përdorimin e të dhënave njerëzore, vendosëm të përshpejtojmë prioritetin ndaj inteligjencës artificiale. Si pjesë e këtij ndryshimi, kontratat e shumicës do të përfundojnë menjëherë.”

Por surpriza më e madhe erdhi me emërimin e një udhëheqësi të ri: Diego Pasini, vetëm 20 vjeç, i cili ka mbaruar shkollën e mesme në vitin 2023. Ai iu bashkua xAI në janar pas fitores në një konkurs programimi të organizuar nga vetë kompania, shkruan A2 CNN.

Në ditët e para të detyrës, ai siguroi punonjësit se nuk do të ketë shkurtime të tjera, por paralajmëroi intervista individuale ku secili do të duhet të shpjegojë vlerën që sjell në kompani. Kjo ka shkaktuar, sipas raportimeve, një “klimë paniku” brenda xAI.

Elon Musk mbetet i bindur se aftësitë vlejnë më shumë se përvoja, ndërsa dy punonjës që e kritikuan emërimin e Pasinit u shkarkuan brenda pak orësh nga kompania.

Më shumë nga Teknologji

  • 16:01SHBA vendos kufizime të reja vizash ndaj autorëve të krimeve kibernetike
  • 19:18Tregu i smartfonëve në rënie gjatë 2026/ Samsung dhe Apple rezistojnë me modelet premium