Në Binance jemi të përkushtuar për ndërtimin e një ekosistemi kripto më të sigurt dhe më transparent. Me krenari njoftojmë se kemi marrë pjesë si anëtari i parë i T3+, një program global bashkëpunimi i dedikuar luftës kundër aktiviteteve të paligjshme në blockchain.
T3+ është një program i nisur nga T3 – Njësia për Luftën kundër Krimit Financiar (T3 FCU), një iniciativë e përbashkët e liderëve të industrisë së kriptos TRON, Tether dhe TRM Labs, me synim forcimin e partneritetit publik-privat për të frenuar përdorimin e paligjshëm të teknologjisë blockchain. Që nga themelimi në shtator 2024, T3 FCU ka ngrirë mbi 250 milionë dollarë pasuri të përfituara në mënyrë të paligjshme në gjithë botën, duke bashkëpunuar në kohë reale me agjenci ligjzbatuese në pesë kontinente për të penguar rrjetet kriminale.
Edhe pse anëtarësimi ynë në T3+ sapo ka filluar, Binance ka dhënë kontributin e parë në një aksion të suksesshëm si pjesë e këtij programi. Në një operacion të koordinuar u ngrinë afro 6 milionë dollarë për të ndaluar fitimet nga mashtrimi i njohur si “pig butchering” – një fitore e hershme domethënëse për T3+ që dëshmon fuqinë e bashkëpunimit për mbrojtjen e përdoruesve dhe ekosistemit më të gjerë kripto. Nils Andersen-Röed, drejtor global i Njësisë së Inteligjencës Financiare të Binance, theksoi se kompania është e përkushtuar ndaj zhvillimit të një ekosistemi të pjekur kripto ku inovacioni, rregullimi dhe siguria ecin dorë për dore.
Ai shtoi se bashkimi me T3+ pasqyron angazhimin për bashkëpunim proaktiv me partnerët e industrisë dhe organet e rendit për të luftuar aktivitetet e paligjshme në kohë reale, duke theksuar se partneriteti është thelbësor për suksesin dhe kredibilitetin afatgjatë të blockchain-it. Që nga krijimi i saj, T3 FCU ka analizuar miliona transaksione me vlerë mbi 3 miliardë dollarë dhe këto aftësi të gjera monitorimi i kanë mundësuar të identifikojë dhe të ndalojë shpejt aktivitetet kriminale përtej kufijve, duke u shndërruar në një burim të pazëvendësueshëm për agjencitë e rendit në mbarë botën. Me T3+, disa nga aktorët më të mëdhenj dhe më me ndikim në industrinë e kriptos po bashkohen për të zgjeruar bashkëpunimin publik-privat në luftën kundër krimit të lidhur me blockchain, me synim përmirësimin e mundësive të monitorimit, shpejtimin e komunikimit dhe forcimin e kapaciteteve të përbashkëta kundër aktiviteteve të paligjshme.