Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Teknologji

​BE-ja heton Google-n për përdorimin e përmbajtjes online për të trajnuar modelet AI-së

GD
Gazeta Demos9 dhjetor 2025 në 16:12
​BE-ja heton Google-n për përdorimin e përmbajtjes online për të trajnuar modelet AI-së

Brukseli ka nisur një hetim për të përcaktuar nëse Google po shkel Ligjin e konkurrencës në mënyrën se si përdor materialet nga botuesit dhe krijuesit e përmbajtjes për të trajnuar modelet e saj të inteligjencës artificiale, shkruan Financial Times.

Në sfidën më të fundit të BE-së ndaj kompanive të mëdha të teknologjisë, rregullatorët të martën thanë se hetimi do të shqyrtojë nëse Google po u imponon kushte të padrejta botuesve online dhe krijuesve të përmbajtjes që ngarkojnë video në platformën e saj YouTube.

Si pjesë e hetimit, Komisioni Evropian do të analizojë gjithashtu nëse praktikat e biznesit të Google po i vënë në disavantazh zhvilluesit rivalë të modeleve të inteligjencës artificiale.

“AI-ja po sjell risi të jashtëzakonshme dhe shumë përfitime për njerëzit dhe bizneset në të gjithë Evropën, por ky progres nuk mund të vijë në kurriz të parimeve në zemër të shoqërive tona”, tha shefja e konkurrencës në BE, Teresa Ribera.

Hetimi pason një sërë njoftimesh të ditëve të fundit në kuadër të rregullores digjitale të BE-së, përfshirë një gjobë prej 120 milionë eurosh ndaj platformës X të Elon Musk për shkelje të rregullave të transparencës digjitale të bllokut.

Sanksioni ndaj X nxiti kritika të ashpra nga zyrtarët amerikanë, përfshirë sekretarin amerikan të shtetit Marco Rubio, i cili tha se gjoba ishte “një sulm ndaj të gjitha platformave amerikane të teknologjisë dhe ndaj popullit amerikan nga qeveri të huaja”.

Google

Më shumë nga Teknologji

  • 16:01SHBA vendos kufizime të reja vizash ndaj autorëve të krimeve kibernetike
  • 19:18Tregu i smartfonëve në rënie gjatë 2026/ Samsung dhe Apple rezistojnë me modelet premium