Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Teknologji

Bashkimi Evropian e sheh teknologjinë kineze si rrezik

GD
Gazeta Demos16 maj 2026 në 15:59
Bashkimi Evropian e sheh teknologjinë kineze si rrezik

Komisioni Evropian ka ndërmarrë hapa për të bllokuar financimin e teknologjisë diellore të prodhuar në Kinë, për shkak të frikës se kjo teknologji mund të përbëjë një kërcënim për sigurinë e rrjetit elektro-energjetik evropian dhe madje të shkaktojë ndërprerje të mëdha të energjisë elektrike. Vendimi i konfirmuar më 4 maj, pasqyron shqetësimin në rritje në Bruksel se varësia e Evropës nga teknologjia e gjelbër kineze e bën Bashkimin Evropian më të cenueshëm ndaj rreziqeve të sigurisë.

Ndalimi i financimit fokusohet te inverterët solarë, të cilët shpesh përshkruhen si truri i sistemeve të prodhimit të energjisë diellore. Këta inverterë janë pajisje që shndërrojnë energjinë diellore në energji elektrike të përdorshme. Ata janë të lidhur me internetin dhe shpesh mund të kontrollohen nga distanca për qëllime mirëmbajtjeje dhe përditësimi të softuerit.

“Të gjitha kompanitë që prodhojnë invertorë kanë diçka të ngjashme me një çelës fikjeje”, deklaroi për DW Kristof Podevils, sekretar i përgjithshëm i Këshillit Evropian për Prodhimin e Pajisjeve Solare.

Ky “çelës fikjeje” dhe lidhjet e tjera në distancë zakonisht përdoren për arsye sigurie ose për stabilizimin e rrjetit. Por ekspertët e sigurisë kibernetike paralajmërojnë se, në skenarin më të keq, hakerët ose aktorë armiqësorë ndaj shteteve mund t’i shfrytëzojnë këto lidhje për të prishur furnizimin me energji elektrike.

BE

Më shumë nga Teknologji

  • 22:30Goditje për OpenAI, kompania paguan miliona për të mbyllur hetimin në ShBA
  • 17:25Tregu i smartfonëve në rënie gjatë 2026/ Samsung dhe Apple rezistojnë me modelet premium
  • 20:09Mesazhet që nuk lënë gjurmë, WhatsApp po teston funksionin e ri