Katër astronautët e misionit Artemis II të NASA-s janë në rrugë kthimi drejt Tokës pas një kalimi historik pranë Hënës, duke arritur distancën më të madhe të udhëtuar ndonjëherë nga njerëzit në hapësirë.
Gjatë fluturimit, ekuipazhi humbi kontaktin me Tokën për 40 minuta teksa kalonte pas anës së largët të Hënës, raporton BBC
Pas rikthimit të komunikimit, astronautja Christina Koch u shpreh: “Është kaq mirë të dëgjosh sërish Tokën.”
Anija Orion vendosi rekord të ri duke kaluar kufirin prej 400 mijë kilometrash, ndërsa astronautët përjetuan edhe një eklips të plotë diellor dhe vëzhguan nga afër sipërfaqen e panjohur të Hënës.
