Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Teknologji

A po e përdorin politikanët ChatGPT-në për të manipuluar?

GD
Gazeta Demos10 korrik 2025 në 10:38
A po e përdorin politikanët ChatGPT-në për të manipuluar?

Po i shkruajnë vet statuset, apo po ua shkruan Inteligjenca Artificiale?

Kjo është pyetja që po ngritet gjithnjë e më shpesh në skenën e politikës kosovare.

A po e përdorin shumë prej politikanëve ChatGPT-në për të manipuluar opinionin publik, apo për të rishkruar fakte dhe për të krijuar realitet të sajuar sipas interesave të tyre?

Kush po i përdor këto teknologji për të informuar, e kush për të mashtruar, për këtë pyetje në “Ora Shtatë” ka folur njohësi i rrjeteve sociale, Valon Kerolli.

Ai thotë se nuk mund të anashkalohet fakti që disa politikanë përdorin ChatGPT-në për mashtrim, por sipas tij, ka dhe nga ta që e përdorin vetëm për statuse më të sofistikuar.

“Realisht në Kosovë ka filluar përdorimi masiv i ChatGPT-së, sidomos prej politikanëve, këtë mundemi ta vërjemë shumë lehtë nëse analizojmë dhe i shikojmë postimet që i kemi bërë më herët, para se me dalë në skenë inteligjenca artificiale, dhe pasi ka dalë, pra sheh një ndryshim drastik, dhe pothuajse askush nuk po shkruan atë që mendon por vetëm po ia jep dy-tri instruksione ChatGPT-së dhe e bën postimin për të. Ka që e përdorin vetëm për shkrime, por ka raste që e përdorin edhe për manipulim”, tha Kerolli.

Ai shton se ChatGPT ndër të tjera gabon, e shumë njerëz sipas tij po e marrin të mirëqenë.

chat gpt

Më shumë nga Teknologji

  • 14:28Ekspertët: Pesë gjërat që nuk duhet t’i ndani me ChatGPT
  • 16:02Samsung kundërpërgjigjet ndaj Dua Lipës, kërkon rrëzimin e padisë prej 15 milionë dollarësh