Njësia për Kontroll të Autostradave ka identifikuar shoferin që ka tejkaluar nga ana e djathtë, duke shfrytëzuar shiritin emergjent.
Siç njofton Policia, ky veprim është filmuar dhe shpërndarë në rrjetet sociale, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e autoriteteve.
Sipas Policisë së Kosovës, për këtë shkelje të rregullave të trafikut, shoferi është gjobitur me 200 €, i janë ndarë 2 pikë negative dhe 3 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit.