Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    “Të votojmë për minimalen”, Rama: Për momentin jam kundër rritjes së pagave për deputetët dhe ministrat

    25/05/2023 12:18
    epa10310078 Albania's Prime Minister Edi Rama poses for a photo before the Norway - Western Balkans Renewable Energy Conference in Belgrade, Serbia, 17 November 2022. EPA-EFE/ANDREJ CUKIC
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kreu i qeverisë Edi Rama nga foltorja e Kuvendit, ka sfiduar deputetët e opozitës të cilët deklaruan se rritja  e pagës së tyre është e pajustifikueshme dhe tepër e lartë.

    Ai tha se rritja është bërë në bazë të një piramide, teksa tha se nëse duan, të vendosin që rroga e tyre të jetë rroga minimale.

    “Është hipokrizi për ë vënë duart në kokë për çfarë dëgjova më parë, sepse niveli i pagave nuk përcaktohen sipas qejfit por me logjikë të ekspertëve. Ka një piramidë pagash. Kur flas, flas gjëra që i mësoj shumë mirë për fushën që unë nuk di, që do të thotë që nuk mund të ndërtosh një piramidë pagash dhe të vendosësh Presidentin me më pak pagë sesa e një mësuesi.

    Kemi bërë ne një lajthitje me vetëdije, madje e kemi tepruar me sistemin e drejtësie, por ajo është bërë dhe nuk zhbëhet. Është lajthitje se nuk mund të kemi prokurorë që paguhen më shumë se Presidenti. Mund ta kenë punën me më shumë stres, por nuk mund ta kenë pagën më të lartë.

    Lërini jetimoret, nëse doni hajde vendosni pagën minimale për deputetët, hajdeni! Nëse doni t’i shkojmë deri në fund logjikë se të gjithë janë në hallë më të mëdha se ju, hajde vendosim. Unë mendoj se nuk i hyhet këtij monopati për t’u tallur ata që na ndjekin”, tha Rama.

    Gjithashtu ai tha se ai do ta votojë kundër këtë projektligj.

    “Ne një gjë jam kundër, se votoj këtë pikë. Bëni ça duhet të bëni. Paga duhet të vendoset sot dhe duhet të bëhet rritja e pagës deri te më i fundit Nëse mesunëve dhe mjekëve ju themi se do të merrni sot këtë rritje dhe rriten tjetër do e merrni në harkun e vitit dhe paga juaj do të jetë plotë, atëherë për deputetët dhe ministrat paga duhet të hyjë në fuqi dhe të vijë në llogari të gjithsecilit kur të ketë bërë për të gjithë. Se pjesa tjetër është e pamoralshme. Kush merr më shumë, duhet të bëjë më shumë. Ky është principi unë”, tha ai.

    Artikuj të ngjashëm

    Mbyllja e “Tik Tok”, Rama: Gratë dhe vajzat na dhanë mbështetjen me 100%, burrat jo dhe aq

    Rama: Gruaja e parë kryeministre e Shqipërisë do të jetë socialiste

    “Fli i qetë, ta lexojmë programin kur të jesh në gjumë”, Edi Rama thumbon Bashën

    Të Fundit

    E rëndë: Ky është i riu Ardit Beshiri që humbi jetën nga rrëshqitja e dheut

    Rama: Jemi duke e bërë robotin në Prishtinë, do t’i ndërtojë 600-1000 tulla në ditë nga materialet e reciklueshme

    Kurti hesht kur pyetet për ftesën nga Osmani për dalje nga ngërçi

    U largua nga skena pas një aksidenti – Flet Osman Azemi, tregon si e ka gjendjen

    Këto janë fjalët e Papës së ri: Kisha duhet të sjellë dritë në botën e errët të sotme

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.