Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Takimi “online”, Lajçak tha se u pajtuan për “hapat e mëtejshëm”, Bislimi s’e përmend Asociacionin

    14/12/2023 16:02
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Zëvendëskryeministri dhe kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, dje pati një takim “online” me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Europian për dialogun, Miroslav Lajçak.

    Lajçak tha se me Bislimin diskutuan për një listë të çështjeve të dialogut dhe se u pajtuan për hapat e mëtejshëm.

    “Realizuam një video-konferencë të detajuar me Bislimin sot, për një listë të çështjeve të Dialogut. Ramë dakord për vazhdimin dhe hapat e mëtejshëm”, shkroi ai të mërkurën në “X”.

    Ndërkohë, Bislimi tha se ishin rreth 10 çështje për të cilat foli me Lajçakun, por s’e përmendi Asociacionin.

    “Në takim kemi trajtuar një sërë temash, diku 10 sosh, që kanë të bëjnë ose me marrëveshjet ekzistuese ose me hapat e ardhshëm që mund të ndërmarrim. Për shembull, te marrëveshja e energjisë ecila u nënshkrua të premtën nga ana e KEDS-it dhe Elektroseverit, u diskutua se si do të fillojë problemi i inkasimit nga data 1 janar dhe hapat që duhet ndërmarrë”, tha ai të mërkurën në një intervistë në RTK.

    “Po ashtu diskutuam edhe për hapat që mund të ndërmarrim bashkërisht që të kujdesemi që të gjejmë fonde për mbulimin e devijimeve të deritanishme të KOSTT-it në mënyrë që të mos ngarkohet buxheti i shtetit”, tha Bislimi.

    Më pas, tha se diskutuan edhe “për çështjen e targave”.

    “Pati përgëzime për palën kosovare që e ka menaxhuar këtë proces jashtëzakonisht mirë dhe diskutuam për hapat e tjerë që duhet të ndiqen”, tha Bislimi.

    “Diskutuam po ashtu edhe për pritjet tona që mbase shumë shpejt të dakordohemi edhe për largimin e plotë të stickersave apo letrave ngjitëse”, tha ai.

    Një prej çështjeve tjera që u diskutua, Bislimi tha se ishte edhe ajo e zgjedhjeve të 17 dhjetorit në Serbi.

    Zëvendëskryeministri nuk njoftoi në rrjetet sociale për diskutimin e djeshëm me emisarin e BE-së.

    Artikuj të ngjashëm

    Gërvalla në Forumin Strategjik të Bledit publikon foto, shihet edhe Lajçak

    Lajçaku në GLOBSEC takon ministren e jashtme të Rumanisë, bisedojnë për zhvillimet në Ballkan

    Çështja e dinarit, Lajçak thotë se është gati të pres sërish palët nëse tregojnë gatishmëri për një zgjidhje

    Të Fundit

    VV e rikandidon edhe për një mandat “çlirimtarin e Shtimes”

    Izmaku: Kryeparlamentari s’është çështje emërimi

    Ismajli për kryetar Gjilani, Haziri: Qyteti ka rënë në fund të pusit – me të do të kthehet në zhvillim

    Osmani ndanë medaljen presidenciale të meritave nënave të Srebrenicës

    Bali Muharremaj merr mbështetjen e AAK-së edhe për një mandat për kryetar të Suharekës

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.