Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Takimi me MASHTI-n, SBASHK-u paralajmëron masa në rast dështimi

    19/08/2025 20:55
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Më 20 gusht skadon afati që Sindikata e Bashkuar e Arsimit i ka vendosur Ministrisë së Arsimit për të nisur dialogun rreth kërkesave të punëtorëve të arsimit. Sindikalistët paralajmërojnë masa të reja, madje edhe grevë, nëse takimet nuk fillojnë. Nga ana tjetër, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, thotë se negociatat do të zhvillohen vetëm mbi baza ligjore dhe jo nën presione.

    SBASHK-u ka vendosur 20 gushtin si datën e fundit për nisjen e dialogut me Ministrinë e Arsimit. Nëse kjo nuk ndodh, Këshilli Drejtues i sindikatës do të mblidhet për të vendosur për hapat e mëtejshëm, duke mos përjashtuar as grevën.

    “SBASHK-u ka mbajtur një kongres të jashtëzakonshëm dhe është marrë vendim që nëse deri më 20 gusht nuk fillon dialogu me Ministrinë e Arsimit, atëherë Këshilli Drejtues do të vendos për veprimet e mëtutjeshme, duke mos përjashtuar as grevën”, tha Vjollca Shala, nënkryetare e SBASHK-ut.

    Sipas saj, kërkesat kryesore përfshijnë nënshkrimin e kontratës së re kolektive, ngritjen e vlerës së koeficientit në Ligjin e Pagave, si dhe zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese për përvojën e punës.

    Nga ana tjetër, Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, thotë se SBASHK-u po përsërit të njëjtin skenar para çdo fillimi të vitit shkollor dhe se kontratat kolektive të së kaluarës janë nënshkruar në kushte të parregullta.

    “Kjo nuk është asgjë e re, ne jemi mësuar për vite tashmë për çdo shtator e veças për rastet kur kemi Qeveri në detyrë ose në kohën e zgjedhjeve, SBASHK-u gjegjësisht kryesia e SBASHK-ut, janë tepër të zëshëm me deklaratat të tilla. Ndërkohë ne e dimë që tri kontratat të fundit kolektive, janë nënshkruar në kohë fushatash apo në kohë të Qeverisë në detyrë e për të cilat nuk janë përfillur as procedurat ligjore e asnuk është bërë regjistrimi I tyre të cilat tashme po krijojnë probleme të shumta në komuna. Ne kemi pasur takime me SBASHK-un do të takohemi përsëri nëse është nevoja, gjithsesi vendimet dhe veprimet tona do të jenë të bazuara në rend dhe ligj e jo në shantazhe e në presione më shumë politike sesa përmbajtjesore.”

    Ministrja Nagavci mohon se ka shmangur takimet me sindikatën, por thekson se çdo negociatë duhet të jetë ligjërisht e qëndrueshme. Me vitin e ri shkollor që fillon së shpejti, dilema mbetet nëse nxënësit do të kthehen normalisht në bankat e tyre apo do të përballen me një tjetër grevë në arsim. /rtk

    Artikuj të ngjashëm

    SBASHK-u paralajmëron greva “nëse nuk ka dialog me MAShT-in” deri më 20 shtator

    SBASHK: Qeveria në detyrë injoroi kërkesat e mësimdhënësve

    Jasharaj: Shkumësit dhe shpuzës i ka kaluar koha, mësimdhënësve duhet t’u rriten pagat

    Të Fundit

    Çudit Agim Bahtiri, e vlerëson lartë Bedri Hamzën: Ai është për nivele të larta, nuk është për komune

    Aksidenti fatal në Llapushnik, bashkëqytetarët italianë tubojnë para për familjen Gashi

    Budapesti, vendi i mundshëm për takimin Putin-Zelensky

    E papritura ndodh mes Santianës dhe Patrisit

    Hysa: E habitshme se si Kurti mbështetë Mickoskin me agjendë proserbe e antishqiptare

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.