Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Jasharaj: Shkumësit dhe shpuzës i ka kaluar koha, mësimdhënësve duhet t’u rriten pagat

    24/03/2025 14:15
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka thënë që pret formimin e qeverisë së re në mënyrë që të ulen e të dialogojnë sa iu përket përmisimit të kushteve të mësimdhënësve.

    “Pa u kriju institucionet që kanë dalë nga vota e 9 shkurtit ne s’kemi se as me këtë të komunikojmë. Plani ynë është që të presim në mënyrë që institucionet t’i kuptojnë hallet tona. Dëshira jonë është që përmes dialogut të plotësohen kërkesat e punëtorëve të arsimit. Me formimin e qeverisë së re shpresojë e urojë që t’ia vënë më shumë veshin sektorit të arsimit sepse mund të shtohen zërat dhe mund të ketë veprime sindikale”, ka thënë Jasharaj.

    “Shkumësit e shpuzës i ka kaluar koha, andaj tash është mundësia që edhe mësimdhënësve t’iu krijohen mundësitë që të jenë më të motivuar. Institucionet tona t’i shikojnë shtetet përreth dhe në këtë pikë atyre t’iu bëhen kontratat. Të kemi ngritje dukshëm të pagave të vlerës së koeficientit e jo herë 50 në këtë muaj e 50 në tjetrin. Mësimdhënësit duhet të kenë paga më të mira për tu motivuar”, shtoi tutje Jasharaj për Indeksonline.

    I pari i SBASHK-ut ka thënë se me qeverinë Kurti nuk është se kanë kaluar periudhë të mirë, përkundrazi siç thotë ai e shohin si një përvojë të vështirë andaj uron që qeveria e ardhshme të ketë qasje më ndryshe dhe modeste.

    “Neve na mbetet të shohim se kush do ta formojë qëverinë, ngase kërkesat janë legjitime dhe modeste. Të kemi një marrëveshje për të gjithë, kolektive për secilin sector. Në shkollat tona dukshëm ka mungesë të kushteve dhe në këtë drejtim duhet të punohet”, vlerësoi Jasharaj.

    Artikuj të ngjashëm

    SBASHK: Qeveria në detyrë injoroi kërkesat e mësimdhënësve

    Jasharaj: Ministritë e kanë shkollën e njëjtë si të Kurtit, i kanë mbyllur dyert për dialog

    SBASHK shpërthen me akuza: Thaçi s’i iku kurrë dialogut – rriti paga, Murati po na mohon të drejtat e fituara

    Të Fundit

    Komandanti ukrainas paralajmëron ofensivë të re ruse: Duhet të jemi të përgatitur

    Kërcënimi me bombë në Kuvend, Policia: Dyshohet se erdhi nga një numër nga Serbia

    Musk thotë se ka themeluar parti politike

    “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

    Valë e rrezikshme e të nxehtit në Itali: Shkakton 18 viktima dhe gjendje alarmante në punë e spitale

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.