Së shpejti liderët e partive politike do të ftohen në një takim gjithëpërfshirës nga Presidentja Vjosa Osmani.
Kështu bëri të ditur këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina, i cili tha se presidentja gatishmërinë për takim e ka shprehur që në letrën e 16 prillit drejtuar Avni Deharit si kryesues i seancës.
E, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të vendosin për pjesëmarrje në takim pasi ta marrin ftesën.
Kështu tha Time Kadrijaj, nënkryetare e kësaj partie.
Ajo tha se nuk janë kundër konsultave.
“Posa ta marrim ftesën, do ta diskutojmë e do të marrim vendim. Nuk jemi kundër konsultave, por do të vendosin strukturat e partisë”, tha Kadrijaj për Gazeta Blic.
Ndryshe, nga LDK kanë than se do të shkojnë në takim dhe se thirrja e tyre ka qenë për takim gjithëpërfshirës