Lajme

Sveçla: Veriu i Kosovës tashmë i stabilizuar, ka ndikim pozitiv edhe në sigurinë rajonale

Xhelal Svecla ka shpërndarë  postimin e Kurtit, duke theksuar se veriu i Kosovës, dikur një rajon i njohur për praninë e terroristëve dhe kriminelëve serbë, si dhe një zonë pro-ruse, tani është stabilizuar dukshëm.

Ai thekson se stabilizimi i situatës në këtë pjesë ka pasur ndikim pozitiv jo vetëm në sigurinë e përgjithshme të Kosovës, por edhe në stabilitetin rajonal.

“Veriu i Kosovës nga një regjion me prani jo vetëm të terroristëve dhe kriminelëve serbë, por edhe një nga lokacionet më proruse, tashmë është stabilizuar dukshëm. Stabilizimi i situatës në këtë pjesë, ka ndikuar pozitivisht përveç sigurisë së përgjithshme të Republikës së Kosovës edhe në atë rajonale”, shkruan ai

Back to top button