Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Sveçla i VV-së: Kuvendi Komunal jashtëligjshëm thërret seancë, kryesues legjitim është Kupina

    21/07/2023 15:33
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Grupi i Asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje nuk do marrin pjesë në seancën e të Kuvendit Komunal të Prishtinës, ku pritet të zgjidhet kryesuesi i ri, ka bërë të ditur për EO shefi i asamblistëve të kësaj partie, Gëzim Sveçla.

    Këtë seancë, Sveçla e quan të jashtëligjshme, teksa citon edhe vendimin e Ministrisë së Administrimit të Pushteti Lokal. Kjo e fundit kishte anuluar vendimin e Kuvendit Komunal dhe e ka rikthyer Fehmi Kupinën në pozitën e kryesuesit.

    Sipas tij, Kryeqyteti i ka një kryesues dhe se thirrjet për seanca duhet t’i bëjë vetë kryesuesi Fehmi Kupina.

    “Vlerësojmë se kjo është një seancë e jashtëligjshme e cila është thirrur nga më i moshuari i asamblesë që vjen nga radhët e LDK-së, ndërkohë që i të njëjtit mendim se çfarë kemi thënë se ka qenë Ministria e Administrimit të Pushteti Lokal që ka vlerësuar se kjo seancë nuk është në përputhje me procedurat dhe me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale dhe me Statutin e Komunës së Prishtinës, për shkak se nuk është thirrur nga kryesuesi i Kuvendit i cili është legjitim dhe në anën tjetër pika e rendit të ditës së seancës së thirrur ka të bëjë me emërimin e kryesuesit, ndërkohë që ligjërisht Kuvendi Komunal i Prishtinës e ka një kryesues dhe është nonsens të thërrasësh një seancë për të zgjedhur një kryesues deri sa ekziston një legjitim”, u shpreh ai.

    Sipas Sveçles, këto vendime kanë për synim largimin e vëmendjes nga siç thotë keqqeverisja në Prishtinë. Ai thotë se kryetari Përparim Rama vazhdimisht po e shkel Ligjin për Vetëqeverisje Lokale.

    “Është e palogjikshme ajo çfarë po bën Komuna e Prishtinës, konkretisht kryetari Rama dhe partitë të cilat janë në pushtet. Kuvendi Komunal i Prishtinës, e ka një kryesues legjitim, kjo pastaj do të kalojë në një betejë ligjore, si pasojë do të bllokohet Kuvendi Komunal dhe mendoj se kjo nuk është e rastësishme. Kryetari Rama po dëshiron që të tërheket vëmendja e opinionit nga keqqeverisja në Kryeqytet dhe nga gjendja e mjerueshme që e ka përfshirë Prishtinën dhe betejën e ka bartur në një rrafsh tjetër, duke e shkelur vazhdimisht Ligjin dhe procedurat të cilat botërisht janë aplikuar dhe aplikohen në çdo Kuvend të Kosovës”, thotë Sveçla.

    Artikuj të ngjashëm

    Vetura e konfiskuar e Burdushit iu dha në shfrytëzim MPB-së, drejtori thotë se vetura të tilla marrin të gjitha institucionet shtetërore

    Asamblisti Sveçla i gatshëm për sfidën e narko-testit: Qytetarët do ta dinë kush janë përfaqësuesit e tyre

    E çuditshme: Shefi i asamblistëve të VV-së në Prishtinë thotë se dështimi i “Sunny Hill” është i mirëpritur

    Të Fundit

    Zelensky: Biseda e fundit me Trump ishte më e mira deri tani

    Komandanti ukrainas paralajmëron ofensivë të re ruse: Duhet të jemi të përgatitur

    Kërcënimi me bombë në Kuvend, Policia: Dyshohet se erdhi nga një numër nga Serbia

    Musk thotë se ka themeluar parti politike

    “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.