Stuhia Eowyn ka kapluar Irlandën. E si pasojë një burrë ka humbur jetën.
“Një shofer mashkull, ka mbetur i plagosur për vdekje, pasi një pemë ra mbi makinën e tij. Trupi i të ndjerit mbetet në vendin e ngjarjes për momentin”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sakaq, Departamenti i Infrastrukturës i Irlandës së Veriut tha se ka më shumë se 1800 objekte që bllokojnë rrugët, për shkak të stuhisë së fuqishme që ka kapluar vendin dhe rajonin përreth, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
“Stafi është në gatishmëri për t’iu përgjigjur incidenteve, por koha jonë e reagimit po ndikohet nga kushtet e pafavorshme dhe incidentet do të duhet të prioritizohen në përputhje me rrethanat”, thuhet në deklaratë.