Operacioni antidrogë i Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale, i koduar si “Qielli i Thyer” që kishte cak një grup kriminal, të dyshuar për trafikim me narkotikë, rezultoi me arrestimin e 22 personave pas bastisjeve që u realizuan në 47 lokacione.
Njëri nga të arrestuarit në rajonin e Prishtinës është Shemsi Bahtiri nga Prishtina, i cili ishte objekt hetimi, nën dyshimin se ka kryer disa vepra penale.
Sipas “Paparaci” Bahtiri ka qenë bosi kryesor i këtij grupi.
Gjithnjë sipas “Paparacit”, Bahtiri del të jetë një njeri i afërt me Lëvizjen Vetëvendosje, posaçërisht me kryeministrin në detyrë Albin Kurtin e ministrin në detyrë, Xhelal Sveçlën.
Lidhur me këto raportime ka reaguar rep-artisti Arkimed Lushaj i njohur në publik si Stresi, ku i doli në mbështetje aktivistit të VV-së.
“Nëse ka pa drogë najher me sy, ja u kam jetën borxh” tha ai ndër tjerash.
Reagimi i plotë: