Opinioni publik zviceran është pothuajse i ndarë në mënyrë të barabartë për çështjen e një propozimi për referendum që do ta kufizonte popullsinë në 10 milionë, tregoi një sondazh i ri i kryer përpara votimit të planifikuar për 14 qershor.
Sipas një ankete nga instituti GfS në Bernë, për transmetuesin publik SRG, 47 për qind e të të anketuarve e mbështesin iniciativën, e njëjta përqindje është kundër, ndërsa pjesa tjetër e të anketuarve nuk kishin mendim, raportoi Reuters-i.
Sondazhi u krye në një mostër prej 19,728 personash midis 20 prillit dhe 3 majit.
Propozimi, i mbështetur nga Partia Popullore Zvicerane (SVP) e krahut të djathtë, parashikon që popullsia e përhershme e vendit të mos kalojë 10 milionë deri në vitin 2050, si dhe t’i japë fund marrëveshjes për lirinë e lëvizjes me Bashkimin Evropian.
