Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Stil

Zgjidhet misteri 1500-vjeçar, dalin në dritë faqet e humbura të “Testamentit të ri”

GD
Gazeta Demos2 maj 2026 në 15:40
Zgjidhet misteri 1500-vjeçar, dalin në dritë faqet e humbura të “Testamentit të ri”

Zbulim i ri në University of Glasgow. Një ekip studiuesish nga universiteti skocez ka arritur të rikuperojë 42 faqe të humbura më parë të New Testament, shkruan messaggero.it.

Por le të nisim nga fillimi.

Midis shekujve X dhe XIII, murgjit e manastirit të madh të Lavrës në Mount Athos, në Greqi, çmontonin herë pas here një dorëshkrim të shekullit VI dhe ripërdornin faqet e tij si material lidhës dhe si fletë mbrojtëse për tekste të tjera.

Me kalimin e kohës, i ashtuquajturi “Codice H” u zhduk plotësisht.

Këto vëllime të reja u shpërndanë në të gjithë Evropën dhe vetëm falë këmbënguljes së një murgu francez të shekullit XVIII, i cili arriti të identifikojë faqet e humbura në biblioteka në Itali, Greqi, Rusi, Ukrainë dhe Francë, studiuesit e sotëm arritën t’i gjurmojnë ato.

Edhe pse përmbajtja e përgjithshme e “Codice H”, që përmban një kopje të letrave të Saint Paul, ishte përgjithësisht e njohur, renditja e tij dhe formulimi i saktë dukeshin të paarritshëm.

Por nuk është kështu.

Një ekip kërkuesish nga University of Glasgow ka arritur tani të rikuperojë 42 faqe të humbura më parë nga ky dorëshkrim i rëndësishëm i New Testament.

Sipas Artnet, teknologjia që bëri të mundur zbulimin e këtyre shkrimeve greke 1500-vjeçare është imazheria multispektrale, e cila u lejoi studiuesve të identifikojnë gjurmë boje pothuajse të padukshme për syrin e lirë.

testament

Më shumë nga Stil

  • 16:02Shqiptarët, ende të lidhur fort me familjen – 24,6% takohen çdo ditë
  • 15:58Testi i thjeshtë me metër që mund të tregojë më mirë rrezikun për sëmundje të zemrës
  • 20:00Eklipsi i plotë diellor mbërrin në Islandë, spektakël i rrallë në qiell
  • 19:44Nis eklipsi diellor, spektakli qiellor shihet pjesërisht edhe nga Kosova