Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Stil

‘Sa më vdekjeprurës virusi, aq më pak përhapet’- Mjeku shpjegon rrezikun e Ebolës

GD
Gazeta Demos28 maj 2026 në 22:45
‘Sa më vdekjeprurës virusi, aq më pak përhapet’- Mjeku shpjegon rrezikun e Ebolës

Rritja e rasteve me Ebola në Afrikë po shkakton alarm në rritje tek autoritetet shëndetësore ndërkombëtare.

Për të folur lidhur me atë çfarë po ndodh aktualisht në Afrikë, por edhe për të kujtuar edhe njëherë simptomat e kësaj sëmundje ishte i ftuar në emisionin “Rudina”, këtë të enjte, më 28 maj, kreun i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, i cili ka reaguar edhe në rrjetet e tij sociale për këtë epidemi.

Ai shpjegoi rrezikun e kësaj sëmundjeje duke thënë se ka një vdekshmëri shumë të lartë dhe në krahasim me Covid 19 që arrinte vdekshmërinë 1% nga të infektuarit, Ebola arrin deri në 50% vdekshmëri .“Fatmirësisht nuk ka përhapje përmes ajrit siç është Covid-19 apo sëmundje të tjera por rrezikshmëria është shumë e lartë. Gjëja më e keqe është që ndodh në vende shumë të varfëra ku sistemet janë shumë të dobëta.”

Si e kishte cilësuar me herët virusin Ebola si “treni pa frena”, duke nënkuptuar se ai mund të infektojë këdo.“Nga 500 raste tani janë 1000 të infektuar dhe mbi 200 që kanë humbur jetën. Sa më vdekjeprurës të jetë virusi aq më pak ka mundësi të përhapet.”

Sipas tij, OBSH e konsideron akoma rrisk të ulët për përhapjen e virusit në Europë dhe në pjesën tjetër, pasi është një virus i zonëve të Afrikës.Ai përmendi se forma e transmetimit është përmes lëngjeve të trupit, nëpërmjet, gjakut, raportit seksual, pështymës, por edhe sipërfaqet ku ka ndenjur mbartësi i Ebolës janë të infektuara. Mjeku theksoi rëndësinë e higjenës të cilat duhet të ekzistojnë gjithmonë.

Përsa i përket simptomave të këtij virusi, ato janë kryesisht temperatura, të vjella, diarreja.

semundje

Më shumë nga Stil

  • 17:04Mjeku zbulon pse mund të keni dhimbje në gju gjatë natës
  • 16:31Alarmon psikiatri: Nga mosha 10 vjeçare ka raste të përdorimit të drogës