Janë bërë publike emrat që më së shumti janë shfrytëzuar për të pagëzuar fëmijët e lindur në Angli dhe Uells – Muhammad është emri më i popullarizuar mashkull për vitin e dytë radhazi, ndërsa Noah dhe Oliver kanë zënë vendet e dyta dhe të treta, po ashtu si në vitin 2023.
Sipas BBC -së, Olivia dhe Amelia kanë zënë dy vendet e para ndër vajzat për vitin e tretë radhazi, ndërsa Isla ka rënë nga vendi i tretë dhe është zëvendësuar nga Lily.
Lista është publikuar nga Zyra Kombëtare e Statistikave (ONS), e cila përgatit listën bazuar në të dhënat nga regjistrat e lindjeve.
Emrat e rinj që kanë hyrë në top 100 për vajzat janë Eloise, Nora, Myla, Rosa, Athena, Sara dhe Zoe. Emrat e rinj për djemtë janë Austin, Nathan, Vinnie dhe Yahya.
Muhamedi ka mbajtur vendin e parë si emri më i popullarizuar mashkull, me 5721 foshnja që morën këtë emër. Ai ishte më i popullarizuar në pesë nga nëntë rajonet e Anglisë, ndërsa në Uells ishte në vendin e 57-të.
